Author: admin

Një person ka raportuar se më datën 27.08.2023 rreth orës 11:00 një person ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të martën në Gjilan. Tutje bëhet e ditur lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Ankuesi mashkull kosovar me 29.08.2023 ka raportuar, se me datën e cekur viktima mashkull kosovar, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”,…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, në kuadër të planeve vjetore operacionale të menaxhimit me pyje sipas standardeve të punës, ka paraparë edhe aksione të përbashkëta me Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për parandalimin e prerjes ilegale të pyjeve. Falë bashkëpunimit të mirë me Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Major Agim Lipovica dhe Drejtorit të Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, përkatësisht Sektorit të Pylltarisë në Gjilan, është ndërmarrë aksioni për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve. Pasi gradualisht po afrohet stina e dimrit, shumë persona recidivistë, prerës ilegal në mënyrë të pa ndërgjegjshme me qëllim të përfitimit…

Read More

Një person ka raportuar se një person tjetër dyshohet se e ka dhunuar një femër. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:13, në Gjilan. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Read More

Në një ndër ngjarjet më prestigjioze të botës së biznesit, Kompania Global Consulting & Development Associates nga Gjilani i Kosovës me pronar Avokatin Arsim Vranovci është shpallur si kompania më e mirë në Evropë ku ka marrë çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success)” në eventin Bizz Europe të organizuar nga World Business Confederation në Lisbonë të Portugalisë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë dhe një krenari për të gjithë qytetarët e Kosovës. Eventi Bizz Europe është një platformë e njohur ndërkombëtare ku kompanitë më të suksesshme prezentohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre në fushën e…

Read More

Me pikëllim mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Kemajl Kurteshi. Kemajli ishte Profesor Doktor i Biologjisë, i cili dha kontribut të çmuar me angazhimin e tij të palodhshëm për qytetin dhe shtetin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi, kolegëve dhe miqve të të ndjerit. Bashkëndjejmë me ju në këto ditë të vështira. Shpirti i tij u prehtë në paqe. Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit

Read More

NJOFTIM! Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët, dashamirët për vdekjen e Prof. Dr. KEMAJL Hysen KURTESHI (10. 01. 1964 – 25. 08. 2023), nga Gjilani. Akademia Përkujtimore për të ndjerin, mbahet të Shtunën, më 26.08.2023, nga ora 15.00, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Varrimi bëhet të Shtunën, më 26.08.2023, në orën 17.00, në varrezat e Qytetit në Gjilan. Me dhembje dhe pikëllim të thellë bashkëshortja Voglushja, fëmijët Drenusha, Bardhi dhe Krenari, vëllezërit Ismajli dhe Ismeti, kushërinjtë dhe të afërmit. Pritjet për ngushëllime mbahen më 27, 28 dhe 29 gusht 2023 (e diel, e…

Read More

Ka ndërruar jetë profesori universitar dr. Kemajl Kurteshi. Këtë e kanë bërë të ditur familjarë të të ndjerit. Djali i axhës së tij, profesori Naim Kurteshi, në një postim të tijin në faqen facebook ka shkruar: Lamtumirë djalë i axhës, Kemajl Kurteshi!Të pata si vëlla dhe ashtu më pate. U rritëm bashkë në një shtëpi. Bashkë ndamë të mirë e të keqen. Edhe në shkollë ishim bashkë, në një bankë, me një palë libra. Nuk ditëm ta hidhërojmë njëri-tjetrin. Ishe nxënës solid e studenti më i mirë, sa nuk ka më. Nga bursat që more, më ndihmoje edhe mua,… Ishe…

Read More

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga sot të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore. Sipas saj, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore,…

Read More

Sot, në ambientet e bibliotekës, krijuesi letrar Hysen Këqiku dhuroi tërë bibliotekën e tij për ta pasuruar atë të qytetit. Hysen Këqiku që nga viti 1973 e deri më sot ka dhuruar gjithsej 4000 ekzemplarë për bibliotekën tonë. Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport, Hysen Këqikut i është ndarë një mirënjohje për kontributin e dhënë, si shenjë falënderimi për vlerat e përkrahjen që i ka dhënë bibliotekës deri më sot. Tani, secili lexues do të ketë mundësi që në fondin e Bibliotekës “Beqir Musliu” të shoh libra me tituj të ndryshëm që ka…

Read More

Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan ka thënë se qeverisja e Vetëvendosjes është në kolaps të plotë, qytetarët e Gjilanit janë viktimë e dështimeve të pushtetit komunal dhe qendror. “Duket e pabesueshme por është realitet i dokumentuar, ku prej mbi tre milion euro buxhet të planifikuar te drejtoria për shërbime publike për këtë vit, asnjë euro nuk është shfrytëzuar për investime kapitale, në periudhën gjashtë mujore të këtij viti”, thotë Rashiti. Sipas tij, kjo tregon më së miri se si komuna e Gjilanit ka rënë në krizë të thellë, jo që nuk ka…

Read More