- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Është kthyer në Superligë, dhe synon të bëj bujë. Në fakt këtë e bëri qysh në ndeshjet e para Liria, duke barazuar me dy skuadra që garuan në Evropë, madje pa gola kundër Dukagjinit dhe Dritës. Vetëm 1 me 0 e mposhti kampioni në fuqi Ballkani në javën e parë të Superligës. Tash, të paktën në letër, Liria pritet ta ketë më lehtë pasi përballet me Fushë Kosovën, skuadra që sivjet u ngjitën në Superligë. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën në Prizren. Ditën e njëjtë, Malisheva do ti matë forcat me Feronikelin ’74. Malisheva ka dy fitore e një…
NGA: PROF. DR. ESHREF YMERI Me këtë vepër, shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj, si një autore me emër në fushën e krijimtarisë artistike me vlera mbarëkombëtare, e ka lëvizur deri në fund perden e dritares së jetës, prej nga lexuesit i shpalosen disa realitete, të cilat ai i ndjek me një kërshëri të veçantë. Këto realitete shkrimtarja i ka ravijëzuar në disa linja. Së pari, atë e ka shqetësuar dhe e shqetëson një e vërtetë tragjike për fatet e etnisë shqiptare në gadishullin tonë, si kombi më i madh i tij që asokohe kur në skenën e historisë u kristalizuan kombet…
Mërgata vazhdon me rekordin e remitencave, për shtatë muaj u sollën mbi 80 milionë euro më shumë në Kosovë
Pavarësisht krizës ekonomike botërore të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë që nga shkurti i 2022-së, mërgata vazhdon të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) mbi dërgesat nga jashtë, tregojnë se nga muaji janar deri në korrik 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, diaspora jonë ka dërguar 81.5 milionë euro më shumë, shkruan Telegrafi. Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit maj me 126.6 milionë euro nga totali prej mbi 751.8 milionë euro. Duke iu referuar kanaleve të…
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për kosovarët nuk duhet të lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. E të njëjtin medim me Cramon duket se e ndan edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili tha se shtyerja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të ishte gabim historik.. Ai këtë qëndrim e shprehu përmes një shkrimi në platformën “X”, ku ndër tjera u shpreh se “Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë.…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Ndërkaq të dielën, do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Sot në Prishtinë nën organizimin e Caritas Kosova është shënuar Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, ku pjesëmarrës ishin mysafir të shumtë nga niveli qendror e lokal. Një fjalë rasti para të pranishmeve e mbajti edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili foli për konceptin e bamirësisë. “Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë, ne festojmë frymën e jashtëzakonshme të dhënies, dhembshurisë dhe vetëmohimit që lidh komunitetet dhe i kapërcen kufijtë. Me këtë rast do të doja të veçoja dy shembuj të ndritshëm që simbolizojnë konceptin e bamirësisë, e që janë: Nënë Tereza e paepur dhe puna jetike e…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një familje në Drenas është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rastin e ka lajmëruar në polici, vëllai i tyre, i cili edhe ka bërë të ditur se ata kishin ardhur për pushime në Kosovë, transmeton Telegrafi. “Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Komuna e Gjilanit ka përmbyllur ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikim të buxhetit 2024-2026. Komuna ka realizuar njëmbëdhjetë dëgjime buxhetore për planifikimin e buxhetit 2024-2026, me gratë, rininë, fermerët, profesionistë të arsimit, të shëndetësisë, profesionistë të kulturës, sportit e personat me nevoja të veçanta, komunitetet jo-shumicë, me këshillat lokalë të fshatrave, me lagjet e qytetit Dardania 1, Dardania 2, Dheu i Bardhë, Reshat Ymeri, Qendra, Rruga e Prishtinës, Arbëria, Zabeli i Sahitagës, Iliria, Lagjja 8 dhe Hamdi Kurteshi. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me u.d. drejtorin për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni, kanë prezantuar kufijtë…
Daut Dauti Greqia ndaj Kosovës zbaton një politikë mjaft pragmatike. Nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por as nuk e pengon praninë ndërkombëtare të këtij vendi të ri evropian dhe i trajton funksionarët e shtetit të Kosovës me rregulla diplomatike sikur ta njohë Kosovën. Me këtë qëndrim, Athina, me aktivitetin ekonomik (investime) në Kosovë mëton ta shtrijë influencën e vet, njëkohësisht duke e ruajtur vëllazërinë me vendet ortodokse, gjegjësisht Serbinë. Është një politikë balance. Prandaj, Athina nuk e ka të lehtë ta implementojë këtë politikë. E mbaj në mend një bisedë më udhëheqësin e Zyrës Diplomatike Greke në Prishtinë, në…
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Ballkanin e Therandës, për kualifikim në fazën e grupeve të Champions League. “Urimet më të përzemërta për FC Ballkani për arritjen e madhe në UEFA Conference League! Një tjetër vit i suksesshëm për futbollin e Kosovës, një tjetër arritje për kampionin tonë, FC Ballkani! Për herë të dytë radhazi kampionët tanë treguan fuqinë e tyre në skenën evropiane duke siguruar një vend në fazën e grupeve në UEFA Conference League. Pas një fitore të mrekullueshme 4:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, FC Ballkani arriti të menaxhojë situatën në ndeshjen…

