Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti dëgjim buxhetor për projekt Buxhetin Komunal 2024-2026
Lajme Lokale

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti dëgjim buxhetor për projekt Buxhetin Komunal 2024-2026

adminBy adminSeptember 19, 2023Updated:September 19, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Organizuar nga Kuvendi Komunal i Vitisë, sot në qytetin e Vitisë është mbajtur dëgjimi buxhetor për projekt buxhetin e komunës për vitin 2024-2026. Ky takim është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, ku të ftuar ishin të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, pa dallime përfshirë këtu edhe grupet e ndryshme të interesit. Megjithatë në takim morën pjesë edhe përfaqësues të Komitetit për Politikë dhe Financa dhe këshilltarë Komunal nga partia pozitare dhe opozitare dhe koordinator të fshatrave.
Me këtë rast kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi tha se një takim të tillë gjatë këtij viti ka mbajtur më herët nga Kuvendi Komunal duke potencuar se ky është takimi i dytë, ku mund të jepen komente dhe sugjerime lidhur me propozim buxhetin e komunës së Vitisë oer vitin 2024-2036. Ai tha se edhe Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ka mbajtur takime në lokalitet e ndryshme duke marrë mendimin e qytetarëve fhe grupeve të interesit.
Sipas projekt buxhetit të publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës së Vitisë, buxheti komunal pritet të këtë rritje në vitin 2024 dhe atë nga 14.996,357 euro në 16.653.191 euro. Sipas këtij draft dokumenti rritje të vazhdueshme pritet që të këtë deri në vitin 2026 ku buxheti komunal i Vitisë pritet të jetë 18.370.155 euro.
Përndryshe në emër të drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dokumentin në fjalë e ka prezantuar Berat Zuka.
Gjatë këtij takimi të pranishmit patën disa pyetje, kërkesa dhe sugjerime lidhur me propozim buxhetin në fjalë.
Ndër tjerash u kërkua:
* Të ju kushtohet vëmendje më të veçantë buxhetimit të përgjegjshm gjinor.
* Të aktivizohen më shumë kryetarët e fshatrave dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.
* Të listohen projektet në mënyrë më të detajuar në buxhet.
* Të ju jepet rëndësi më shumë projekteve të ujit të pijshëm.
* Të shpallen zgjedhjet për administratorët e fshatrave dhe të paguhen ata.
* Të rregullohet hapësira të Stadiumi i Sadovinës se Jerlive dhe të ketë kolektor në këtë fshat.
* Të investohet në hapësirën shkollore në Sadovinë të Jerlive.
* Të investohet në projektin e furnizimit me ujë në Lubishtë.
* Të rregullohet rruga Lubishtë-Potgorcë.
* Të këtë ndarje proporcionale të investimeve për të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.
* Të punohet më shumë në krijimin e qasjeve në të gjitha objektet për personat me aftësi te kufizuara si në institucionet publike, shëndetësisë, arsimit dhe të tjerë.
* Të përkrahën organozatat në indetifikimin e personave me aftësi te kufizuar, që kanë nevojë për mjetet ortopedike.
* Të ndihmon personat me nevoja të veçanta që të përfshihen në shoqërinë.
* Të ndërtohet një objekt për personat me nevoja të veçanta.
* Të bëhet digjitalizimi i shkollave.
* Te krijohen më shumë biblioteka shkollore.
* Subvencionimi i grave lehona.
* Në Drobesh të këtë sinjalizues dhe shenja të komunikacionit me shpejtësi të ngadaltë prej 40km në orë.
* Rruga Viti-Kllokot, të ketë trotuar dhe ndriçim publik.
* Të këtë fond të veçantë për gratë që vendosën në Qendrën Strehimore të Gjilanit, si pasoj e dhunës në familje.
Gjithashtu u parashtruan edhe disa kërkesa të tjera si dhe pyetje./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.