Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

July 16, 2026

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
  • Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
  • Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
  • Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
  • Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
  • Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
  • Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
  • Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Serbia e ‘tmerruar’ nga vrasja e terroristëve serbë, kërcënon shqiptarët e Luginës pas sulmit në Banjskë – vjen thirrja për kujdes
Kosovë Lindore

Serbia e ‘tmerruar’ nga vrasja e terroristëve serbë, kërcënon shqiptarët e Luginës pas sulmit në Banjskë – vjen thirrja për kujdes

adminBy adminSeptember 30, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Arife Morina

Arifi: Një Kosovë e fortë do të sjellë stabilitet edhe në Luginë të Preshevës.“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kudo që janë duhet të bashkohen dhe të bashkëveprojnë, në mënyrë të programuar, për të njoftuar kancelaritë diplomatike për çdo lloj lëvizje të dyshimtë serbe”

Në mëngjesin e hershëm të 24 shatorit, Kosova u përballë më një sulm terrorist të prirë nga kryekrimineli serb, Milan Radojçiq, ku fatkeqësisht në betëj humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mirëpo, Policia e Kosovës triumfoi në këtë përleshje me grupin terrorist serb, ku arriti t’i vrasë 4 terroristë, plagosi disa prej tyre dhe arrestoi disa të tjerë.

Të gjitha dëshmitë tregojnë se Serbia ishte e involvuar direkt në këtë sulm, e që kryesori ishte Radojçiqi.

Serbia dhe Lista Serbe u tronditën nga profesionalizmi i Policisë së Kosovës, sa që mbajtën ditë zie për terroristët e vrarë.

Krahas kësaj, duket të jenë të frikësuar shqiptarët e Kosovës Lindore.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi tha se një ditë pas sulmit terrorist në Banjska, në Luginën e Preshevës janë vërejtur tankse dhe autoblinda të ushtrisë.

“Të nesërmen Vuciq ka lëvizur trupat e tij në teren, në Preshevë Bujanovc, janë vërejtur tankse, autoblindave, të ushtrisë, në deklarimin e mbrëmshëm ai tentoi ta involvoi Luginën e Preshevës. Ekziston një frikë që mund ta ëprodrin ndonjë shkas që të ndërmarrin ndonjë aksion hakmarrës në Luginë të Preshevës. Iu drejtova ambasadës së ShBA-së të marrin masa preventive”.

Pra, bazuar në këto zhvillime po supozohet për një mundësi të hakmarrjes ndaj shqiptarëve të Luginës, pas vrasjes së terroristëve serbë.

Arifi: Derisa akterët politikë në qeverinë serbe janë të njëjtit si ata të viteve ’90’ta, situata në çdo moment mund të eskalojë

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një prononcim për “Bota sot” komentoi rrezikun që mund t’iu kanoset shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës.

Nagip Arifi


FOTO GALERI

Së pari, tha se shqiptarët në këtë pjesë kanë qenë gjithmonë të rrezikuar, mirëpo sa herë ndodhin trazira në Kosovë, ngjallet frika tek ata.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë kanë qenë dhe janë në rrezik; edhe gjatë kohës së luftës në Kosovë në vitet ’98-’99, edhe pas saj, ku forca të shumta ushtarake e paramilitare u patën stacionuar përskaj kufirit të Kosovës, përkatësisht në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, gjë që detyroi shumë të rinj shqiptarë për t’u bashkuar e për t’i mbrojtur shtëpitë e veta nën ombrellën e UÇPMB-së. Sa herë që ndodhin akte të tilla në Kosovë, ngjallet ndjenja e frikës edhe te shqiptarët e Luginës së Preshevës. Derisa akterët politikë në qeverinë serbe janë të njëjtit si ata të viteve ’90’ta, situata në çdo moment mund të eskalojë”, deklaroi ai.

Sipas Arifit, Vuçiq e bëri të qartë në deklaratat e tij se po përgatit teren për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës.

Mirëpo, sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm nëse ndërkombëtarët e ledhatojnë shtetin serb.

“Kjo Serbi nuk ka besë, e aq më pak kur presidenti Vuçiq në deklaratat e fundit ka përmendur edhe shqiptarë të Preshevës gjoja të përfshirë në ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke lënë që të kuptohet se po përgatit terren për hakmarrje ndaj shqiptarëve në Luginë. Një gjë e tillë edhe mund të ndodhë, nëse faktori ndërkombëtar vazhdon ta ledhatojë atë. Kërkoj nga Qeveria e Kosovs që të koordinoj veprimet me KFOR’in dhe EULEX’in, në përgjithësi me BE’në, e në veçanti me ShBA’në, që Kosova të dalë sa më e fortë nga kjo situatë. Një Kosovë e fortë do të sjellë stabilitet edhe në Luginë të Preshevës”, shpjegoi kryetari i Bujanocit.

Ndër të tjera, kërkoi që shqiptarët e Luginës të mos bien pre e provokimeve serbe dhe ta ruajnë qetësinë e tyre.

“Apeloj edhe tek shqiptarët e Luginës së Preshevës që në këto momente të ruajnë gjakftohësinë dhe të mos bien pre e provokimeve qoftë nga Qeveria e Republikës së Serbisë, qoftë nga grupe terroriste që nuk ia dojnë të mirën as Kosovës e as shqiptarëve në Luginë”, përfundoi Nagip Arifi për “Bota sot”.

Zogaj: Dështimi flagrant i bandës së organizuar terroriste të Aleksandar Vuçiqit, ia ka çjerrë maskën regjimit të Beogradit

Ndërsa, opinionisti Skënder Zogaj në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” u shpreh se sulmi terrorist në Banjskë ia ka heq maskën e regjimit të Vuçiqit.

Skënder Zogaj


FOTO GALERI

Sipas tij, tani presidenti serb është nën ankth, derisa në rast se vepron ngjashëm edhe njëherë do fundosej Serbia.

“Dështimi flagrant i bandës së organizuar terroriste të Aleksandar Vuçiqit, ia ka çjerrë maskën regjimit të Beogradit, i cili njëherë për njëherë është në ankth, sepse tashmë është i cullakosur para syve të gjithë botës. Këtë Serbia e di, por edhe aleatët e saj në krye me “babarusinë” do ta këshillojnë dhe dirigjojnë që të mos bëjë edhe ndonjë marrëzi tjetër të ngjashme, sepse, kjo të ta fundoste Serbinë duke e shpënë te “Pashallëku i Beogradit” që në fakt është zgjidhja e vetme e problemit serb në Ballkan”, deklaroi oponionisti.

Krahas kësaj, Zogaj kërkoi nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të bashkohen dhe të analizojnë mirë situatën, që në rast të ndonjë lëvizje të dyshimtë serbe t’i njoftojnë ndërkombëtarët.

“Mirëpo, kjo që po them aq sa varet nga regjimi i Serbisë, është e ndërlidhur dhe e kushtëzuar edhe nga shqiptarët, sidomos shqiptarët e Luginës së Preshëvës, të cilët më shumë se kurdoherë duhet të rrisin vigjilencën dhe të mos bien pre e euforizmave primitive dhe mburravecëve të mejhaneve, që avullojnë fjalët si uji i xhygymave, por kur soset çaji, u shterren takati. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, kudo që janë duhet të bashkohen dhe të bashkëveprojnë, në mënyrë të programuar, për të njoftuar kancelaritë diplomatike për çdo lloj lëvizjeje të dyshimtë serbe, sidomos shkeljet e përditshme të të drejtave kombëtare, në administratë, në arsim, kulturë, shëndetësi, punë dhe jetën e përditshme që është vazhdimisht e atakuar nga soj-soj sorrollopësh shtetëror, nga polici i komunikacionit e deri te inspektorët dhe hijet e BIA-s”, theksoi ai.

Në fund, shtoi se tani shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë momentin e duhur që ta ngrisin zërin dhe ta detyrojnë Serbinë që t’i respektojë të drejtat e tyre.

“Në Luginën e Preshevës, i madh e i vogël duhet shohin dhe të shënojë gjithçka që ua cënon jetën, ndërsa veprimtarët politikë, sidomos ata që jetojnë në botën e jashtme sepse janë të ndjekur nga shtëpitë e tyre dhe që u mohohet e drejta e të qenit banorë në vendlindjen e tyre etnike, e kanë kohën dhe rastin për ta ngritur zërin dhe për ta detyruar Serbinë që të mos guxojë të diskriminojë të drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës!

Mendoj se në muajt e ardhshëm sheshet e kryeqyteteve evropiane do të duhej të ishin arenë e kërkimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që janë duke u diskriminuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit”, përmbylli Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

By adminJuly 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se më 15 korrik 2026, me urdhër të…

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza

July 16, 2026

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.