- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Është fakt që bimët kanë një efekt pozitiv në psikikën dhe jetën e njeriut. Ndërsa hulumtimet kanë treguar se ndihmojnë në menaxhimin e stresit. Disa prej tyre madje konsiderohen se ndihmojnë në përmirësimin e psikologjisë sonë dhe ofrojnë një atmosferë më të këndshme. Lulja e bozhures konsiderohet si simbol i fatit të mirë dhe ofron shumë përfitime. closevolume_off Konsiderohet gjithashtu se pamja dhe aroma e saj ndihmojnë psikologjinë tonë. Nuk është rastësi që shumë nuse e zgjedhin për buqetën e tyre dhe dekorimin e kishës.
Ka nisur stina e virozave, gripit e të ftohtit dhe bashkë me të edhe kujdesi i shtuar për të mbrojtur organizmin.Dy vitet e fundit ka qenë veçanërisht e rëndësishme të keni një sistem imuniar sa më të shëndetshëm e të fortë për të përballuar viruset e bakteret. Ekspertët vënë theksin si gjithnjë tek vitaminat, ushqyerja e shëndetshme madje edhe suplementet në raste të caktuara. 4 nga vitaminat që ju duhen patjetër për të qenë në formë këtë vjeshtë: Vitamina A – Vitamina A ose retinoli është një ushqyes dhe antioksidant shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e shëndetit dhe të gjithë…
Nga: Rami Memushaj “Digitalb”, “Dixhitalb” … E shohim dhjetëra herë në ditë këtë fjalë, të shkruar a të shqiptuar me g ose me xh. Trajta me xh ka marrë aq të përhapur, saqë e japin si normative edhe korrektorët e tekstit të celularëve e të tabletëve. Këto trajta të gabuara të kësaj fjale hasen jo vetëm te folësit e thjeshtë, po edhe në shtypin e shkruar e të folur, veçanërisht në ligjërimin e gazetarëve televizivë e radiofonikë, të cilët pritet të jenë model i shqiptimit letrar. Këta jo vetëm e shqiptojnë këtë fjalë me xh, po edhe me theks në rrokjen e parë, në vend që…
“Është thelbësore që të mbledhim forcat tona, sepse qëllimi im nuk është vetëm për të përfaqësuar pozitat e partisë, por edhe për të punuar aktivisht në mbrojtje të interesave të qytetarëve me dy shtetësi, shqiptarë dhe zviceranë” Korab Rashiti është bërë i njohur si shqiptari i parë në Parlamentin e Kantonit të Bernës dhe pikërisht si përfaqësues i një partie atipike, kur kemi të bëjmë me të huajt: SVP/UDC. Tani ai është kandidat i po kësaj partie, për zgjedhjet parlamentare në nivel federal, që mbahen më 22 tetor. Në intervistën për Albinfo.ch, Korab Rashiti flet për motivin që e…
Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll. Kryendeshja e ditës së sotme do të jetë ballafaqimi i Dritës me Gjilanin, sfidë e cila zhvillohet në Lipjan, duke filluar nga ora 15:00. Në takimin tjetër, Dukagjini që pozicionohet në vendin e shtatë e pret Feronikelin 74. Edhe kjo ndeshje zhvillohet duke filluar nga ora 15:00.
Vendosja dhe tërheqja e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën – si u dorëzua Vuçiqi pas presionit të madh
Vendosja e trupave ushtarake nga Serbia pranë kufirit me Kosovën, nxiti reagime të shumta si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe ai vendor. Kosova i kërkoi të shtunë Serbisë të largojë trupat nga kufiri i saj, pasi Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin për “mobilizimin ushtarak serb pranë kufirit me Kosovën”. Qeveria e Kosovës tha se ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian “në lidhje me këtë kërcënim serioz nga Serbia dhe reagimi i Shteteve të Bashkuara ndaj kësaj qasje agresive të Serbisë ka qenë i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë”. Situata u tensionua si pasojë e…
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar pesë persona në Leposaviq, pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Rastet kanë ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi. “Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim. Ndërsa në rastin tjetër, Policia njofton se ishin tre të dyshuar. “Leposaviq 30.09.2023 – 15:20. Njësitet…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas institutit, vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin britanik Channel 4, foli për situatën në vend, veçmas pas sulmit terrorist nga një grup kriminelësh serbë në Banjskë të Zveçanit, ku ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Presidentja Osmani ishte falënderuese për angazhimin e misionit të NATO-s, KFOR, sidomos kohëve të fundit, pas sulmit terrorist nga kriminelët serbë. E para e shtetit ofroi një sërë argumentesh bindëse se ai akt terrorist ishte e mbështetur nga Serbia, duke përmendur llojin e armatimit, si dhe një sërë elementesh të tjera, që lidhin drejtpërdrejt shtetin…
Din Mehmeti Je fjalë e ruajtur nga dheu Që hyn nëpër gjak E del nëpër diell Je kraharor i shpuar nga plumbat Krua i gjetur në palcën e shkëmbit Të nxirë nga gjuajtjet nëpër kohë Kosovë lahutë e djegur këngësh E thirrjesh ndër revolucione 2 Je emër i pakësuar në luftë Për të mbetur e bukur Për gjuhën që s’deshi të këputet Nga rrënjët e legjendës së vjetër Je stuhi e vringëllimave të shpatave Tokë e bleruar ndër ëndrra Tokë e rritur në gjinj Nëpër vite e shekuj Kosovë, pushkë e gjatë e zbrazur Nga rruga e nga pylli 3…

