- Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
- Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
- Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
- U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
- Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
- Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
- Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
- Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten e kësaj jave ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat për rastet në fjalë, janë si në vijmë: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ndertimi pa leje ”. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e sherbimeve ”. Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje ”. Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lendim i lehtë…
U realizua analiza e performancës profesionale për disa nga shërbimet internistike dhe kirurgjike në Spitalin e Gjilanit
Është realizuar analiza e performances profesionale për disa shërbime internistike dhe kirurgjike, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan. Në këtë kuadër që u tha është prezantuar analiza e performancës profesionale në shërbimet e Internës dhe të Gjinekologjisë. Janë prezantuar indikatorët e punës për periudhën Prill–Maj–Qershor 2025. Ndërkohë analiza e performancës profesionale do të vazhdojë edhe për shërbimet e tjera, bëhet e ditur përmes këtij njoftimi./Gjilani INFO/
PAMKOS & GIZ Bashkëpunim për një sektor më të qëndrueshëm të mbeturinave Gjatë Punëtorisë Përmbyllëse për vitin 2025 u prezantuan: aktivitetet e realizuara gjatë vitit sfidat kryesore të sektorit të mbeturinave planet dhe hapat për vitin 2026 në bashkëpunim me GIZ Në këtë punëtori mori pjesë edhe Eco-Higjiena SH.P.K., duke kontribuar në diskutime dhe shkëmbim përvojash për përmirësimin e shërbimeve publike. Ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt një sektori më profesional, më efikas dhe më të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë./Gjilani INFO/
Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Në kuadër të edicionit të 20 të festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare”, në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë u dha komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy”, nga Teatri i Gostivarit. Regjia u bë nga Elmir Sejfullahi, me autor Viktor Eftimiu, seknografi të Enes Dearit dhe për kostumet u kujdes Emira Ymri. Para publikut të Luginës së Preshevës dhe atyre nga të gjitha viset shqiptare, luajtën Driton Lazami, Besian Sylemjani, Arian Ejupi, Kujtime Ahmeti, Afrodita Xhaferi Krasniqi dhe Besnik Rushiti, Shfaqja solli në skenë një përplasje të fortë njerëzore dhe filozofike mes dy botëve, asaj të pasurisë…
Arrestohen dy persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh të motoçikletave në qytetin e Gjilanit
Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm, veprimeve të mirë organizuara operative dhe punës intensive hetimore kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar. “Arrestimi i tyre është bërë si rezultat i zhvillimit të procedurave hetimore lidhur me disa raste të vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Gjilanit, ku hetuesit policorë kanë arritur të siguruar prova të besueshme se dy persona dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, me qëllim përfitimi material të kundërligjshëm, kanë kryer së paku tri raste të vjedhjeve të motoçikletave”, njofton Policia. Pas arrestimit të…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur vazhdimin e punimeve intensive në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitete të ndryshme të komunës. Kryetari Rahimaj ka thënë se zotimet e dhëna në fushatë po shndërrohen në vepra konkrete. “Fushatë po, ama edhe punë e rezultate po. Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga “Tema” në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik. Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka theksuar Kryetari Rahimaj./Gjilani INFO/
Autoritetet policore kanë njoftuar sot për një rast të një rreziku të përgjithshëm në rrugën “Lufta e Gjilanit” të qytetit. Raportohet se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë orët e rrymës së një ndërtese. “Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa disa persona për shkak të tymit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia. Rasti është duke u hetuar./Gjilani INFO/
Në prag të festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike (fishkezjarreve). Në bazë të nenit 13 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale dhe nenit 78 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari, nxjerrë këtë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrëve). Ndalohet përdorimi i produkteve piroteknike fishekzjarrëve në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të dat֝ës 31.12.2025 deri në…
Për një javë janë shqiptuar 1 mijë e 440 gjoba nga Policia e Rajonit të Gjilanit për të krijuar siguri në trafik
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.12.2025 – 18.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet (1440) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, – Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar shtatëdhjetë e pesë (75) gjoba mjetet e rënda si; gjoba për tahograf, ngarkese e tepërt ose pa mbulesë, kontrolle teknike etj -Shqiptuar masa…
Sot mbi vendin tonë parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira. Në orët e mëngjesit ka mundësi për mjegull nëpër lugina dhe ultësira, njofotn Meteo Kosova. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe do të jetë e lehtë, me shpejtësi prej 4-15 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 6 deri në 10°C.

