- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Edmond Smajli, është piloti i parë shqiptar i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Smajli ka treguar se si i lindi ideja për të qenë pilot luftarak. “E kemi pasur një klient në restorantin tonë, ai e ka pasur aeroplanin e vet. Unë në atë kohë kam qenë 15-vjeçar, kur kam filluar të pilotoj dhe pak nga pak ia kam arritur”, tha Smajli në Klan Kosova. Ai thotë se me krenari e mban uniformën e ushtrisë amerikane.
Këtë vlerësim japin përfaqësues të shoqërisë civile teksa komentojnë bllokimin e së paku shtatë marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. “Pasojat lidhen direkt me interesin e qytetarëve, pasi shumica e marrëveshjeve janë kredi për financimin e projekteve, të cilat nëse zbatohen në praktikë, mund ta përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve në disa fusha”, thotë për Radion Evropa e Lirë Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës. Marrëveshjet që nuk kaluan në seancat e 4 dhe 5 tetorit, kanë të bëjnë, mes tjerash, me kredi për zhvillimin e sektorit të energjisë, të linjave hekurudhore dhe të ngrohjes, si dhe me bursa…
Nesër me fillim në ora 10:00, vazhdon seanca e VI e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e ndërprerë javën e kaluar për mungesë kuorumi, sipas pikave të mbetura: 2.4 Raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore te Komunës së Gjilanit për vitin 2022 2.8 Kërkesë nga DKRS për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 160,000.00 € për realizimin e dy skulpturave në bronz 2.10 Ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave për studentë të Gjilanit 2.11 Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit për emërimin a anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionareve në NPL “Stacioni i…
Përbërësit Për koren e tortës: * kuti masë për kore * 200 ml ujë të nxehtë * 100 g vaj apo margarinë * 2 vezë Për kremin: * 600 ml qumësht të ftohtë * 70 g sheqer * 100 g çokollatë Përgatitja Qiteni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas qitni dy vezë. Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren ka ndodhur një grabitje në një lokal, ku një person ka goditur me thikë një femër dhe më pas ka marrë një shumë parash. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar, transmeton Telegrafi. “Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për…
Shkruan: Albina Hyseni Zbulimi dhe spiunazhi janë pjesë thelbësore e fushës së sigurisë dhe inteligjencës, duke përdorur metoda të ndryshme për të monitoruar dhe parandaluar aktivitete të dyshimta. Këto praktika lidhen ngushtë me sigurinë kibernetike, sigurinë fizike, inteligjencën e sinjalizuar dhe shumë fusha të tjera. Zakonisht pyesim se perse këto praktika lidhen ngushtë njëra me tjetrën si siguria kibernetike, siguria fizike, inteligjencën e sinjalizuar dhe shume fusha të tjera? Këto praktika lidhen ngushtë me njëra-tjetrën për shkak të natyrës komplekse dhe të përfshirë të fushës së sigurisë dhe inteligjencës. Ato ndikojnë në njëra-tjetrën duke përmirësuar përgjigjen ndaj sfidave të ndryshme…
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Taulant Seferi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Çekinë në datën 12 tetor, është shprehur se do të jetë një ndeshje shumë e fortë por skuadra do të jap maksimumin në fushë. “Ka konkurrencë, ne kemi grup të fortë. Përsa i përket kush do të luajë e vendos trajneri, ne na ngelet që vetëm të punojmë shumë dhe e shohim pastaj kush do të startojë apo jo. Janë 3 finale, por fokusi ynë është tek kjo ndeshje, dashtë zoti të dalim me rezultat pozitiv dhe pastaj do të shohim për ndeshjet e…
Rrëfimi i shqiptares në Izrael: Nuk iki, burri im është izraelit, dhe vajza ime ashtu ndjehet edhe pse flet shqip
Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael ka thënë situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael. Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip. “Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund të jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam…
Azem Shreli Shko se furishëm po fryn në mua erë mallkimi që s’të fal. Dhe, dije mirë, kurrë më një e një nuk bëjn’ një si thonte Hikmeti, ai farë poeti me këngë prej zjarri. Shko merri me vete lutjet tua, edhe hijen tënde hiqe zvarrë rrugëve si gjënë e ndyrë. Mos u kthe pas. Mos i harro sytë e përlotur në shtekballin tim. Mos thuaj lamtumirë. Asgjë mos thuaj. Merri me vete gjurmët nëpër të cilat erdhe një natë më e përvuajtur se frika dhe hyre në mua. Shko dhe bëhu fjalë e mbrame n’gojën time. Bëhu shkrepetirë…
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 12 tetor përballet me Andorrën në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro2024”. Tre futbollistë “dardanë” janë lënduar, kurse Edon Zhegrova është në dyshim. “Dje u lëndua Ismail Beka. Përveç tij janë të lënduar Shkëlqim Vladi dhe Leart Paqarada, kurse jemi ende në pritje të Edon Zhegrovës që po ashtu pati një problem me një lëndim. Është duke kryer testet para se të merret vendimi definitive. Pas ndeshjeve të fundjavës Vojvoda do t’i bashkohet listës”, ka thënë menaxheri i Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

