Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rritet me 4.2 për qind inflacioni, çmimet e konsumit më të larta se vitin e kaluar
Lajme Qendrore

Rritet me 4.2 për qind inflacioni, çmimet e konsumit më të larta se vitin e kaluar

adminBy adminOctober 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar (2022).

Kështu u bë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2023.

Sipas një njoftimi për media nga ASK bëhet e ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin shtator 2023, ndërsa norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4,2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (25,4 për qind); pemë (14,1 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,0 për qind); prodhime ushqimore (9,6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9,3 për qind); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7,4 për qind); pije joalkoolike (7,1 për qind);  pije alkoolike, duhan (6,6 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (6,5 për qind); kujdes personal (5,9 për qind), shërbime për transport (5,5 për qind); bukë dhe drithëra (5,3 për qind); restorante dhe hotele (4,3 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4,1 për qind); shërbime ambulantore (4,1 për qind); shëndetësi (3,6 për qind); rekreacion dhe kulturë (3,5 për qind); veshje dhe këpucë (3,4 për qind); mish (2,7 për qind); mallra dhe shërbime të ndryshme (2,7 për qind); dhe qumësht, djathë dhe vezë (1,5 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,4 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa siç thuhet në njoftim rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (-12,7 për qind) dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1,1 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,9 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,4 për qind); transport (2,9 për qind); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1,8 për qind); bukë dhe drithëra (1,7 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”, thuhet në njoftim.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-7,0 për qind) dhe  shërbimet për transport (-3,7 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1 për qind) në IHÇK.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026

Moti sot

August 19, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më dhuro një lule…

By adminSeptember 17, 2026

Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti,…

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026

Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.