- Më dhuro një lule…
- Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
- Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
- Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
- Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
- Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
- Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
- Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Author: admin
Arben Kurteshi Përkundër sfidave të mëdha që jemi përballur si komb në Ballkan, kemi arritur të krijojmë mrekullinë tonë shtetin e dytë. Një histori që fillon nga rrënojat dhe që shfaq synimin tonë të ngritjes së fuqishme. Është një histori që vërteton se mendja e shëndoshë dhe fuqia e synimit shpirtëror me vendosmëri, ideal e vizion duke krijuar miqësi, mund të krijojë shtet të fuqishëm dhe të zhvilluar. Kujtojmë se Gjermania, edhe pse ishte shkatërruar pas Luftës së Dytë Botërore, u ngrit përsëri për vetëm dy dekada dhe bëri një kthim të mrekullueshëm në ekonomi. Po ashtu, Japonia shfaqi një…
Kuvendarët e Gjilanit miratojnë kërkesën për ndarjen e 160 mijë eurove për shtatoret e Kadri Zekës e Ramiz Cërnicës
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, në seancën e sotme, që është vazhdim i asaj të 29 shtatorit, e cila u ndërpre dy herë radhazi për mungesë kuorumi, ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për ndarjen e shumës financiare prej 160 mijë euro për realizimin e shtatoreve të heronjve, Kadri Zeka e Ramiz Cernica. Kërkesa mori përkrahjen e 21 asambleistëve prezentë në sallë (LDK, PDK, AAK, Vatra dhe një pjesë e VV-së), ndërkaq opozita bëri vërejtje për mosprezencën e sponsorizuesit të kësaj kërkese. Kuvendi i Komunës, gjithashtu, ka votuar për…
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim pune, sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, ku kanë biseduar rreth projekteve që po realizohen dhe ato që janë në finalizim e sipër në këtë komunë. Temë kryesore e këtij takimi ka qenë ecuria e punëve rreth projektit të përbashkët mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Komunës së Vitisë, që parasheh investime në objektin e vjetër të ish shkollës së mesme në Viti. Në objektin e vjetër të shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, kohë më parë kanë filluar punimet në…
Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri e feston sot, ditëlindjen e 32-të. Me këtë rast, ish-klubi i tij, Liverpooli e ka uruar me një foto të trofeut të Ligës së Kampionëve. “Urimet më të mira për Xherdan Shaqiri”, ka shkruar klubi anglez. Shaqiri ka bërë karrierë në shumë klube evropiane si në Bayern Munich, ku fitoi tripletën, teksa ishte pjesë edhe e Interit dhe Lyonit. Tani, futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane po luan në Major League Soccer me skuadrën e Chicago Fire.
NGA: KLAJD KAPINOVA “Dr. Dom Lush Gjergji, emër që gjatë këtyre dy dekadave të fundit i dha sharm krijimtarisë kulturore e fetare, u gjend gjithandej, ku e kërkoi vullneti i mirë njerezor, për paqe, afri e unitet nacional, gjithnjë duke gjetur dhe shtigje të afrimit në botë të asaj që është krenari nacionale…” – Ibrahim Kadriu Vepra e deritanishme e don dr. Lush Gjergjit, është në përputhje të plotë me jetën e me formimin e tij shpirtëror, kulturor dhe nacional. Të konturosh hap pas hapi portretin e dom dr. Lush Gjergjit, këtë emër krijues që e njeh gjithë bota intelektuale…
Në fshatin Remnik të komunës së Vitisë, është shënuar sot dita e shkollës “Hasan Ali Remniku”, ku përfaqësues të Institucioneve komunale, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh tek busti i heroit, emrin e së cilit e mban kjo shkollë. Përveç kryetarit të komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, të pranishëm në këtë përvjetor, ishin edhe personeli arsimor, nxënësit dhe përfaqësues të Institucioneve të tjera./GJILANI INFO/
Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh
Një e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person të hënën në Gjakovë. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rasti është iniciuar nga prokurori i shtetit dhe ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. “09.10.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast ‘sulm seksual’, ku viktima e mitur ishte sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore. Me vendim të prokurorit të shtetit të njëjti i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u…
Me një buxhet prej 135 mijë eurosh, për herë të parë në historinë e Gjilanit, komuna ka ndarë grante për bizneset lokale, ka theksuar kreu i kësaj komune, Alban Hyseni. U nënshkruan kontratat per 46 përfitues, prej tyre 34 biznese të reja Start-Up dhe 12 gra ndërmarrëse të cilat do zgjerojnë bizneset e tyre. Dhe më shumë se 60 vende të reja pune dhe mbi 120 pajisje të punës do të financohen për përfituesit, tha ai. Kryetari Hyseni është shprehur i lumtur që po fuqizohet rinia dhe gratë në biznes, me c’rast edhe ka uruar shumë suksese të përfituesit./GJILANI INFO/
Gjilan: Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani uron përfituesit për projektet e tyre që të implementohen suksesshëm
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave 2023”. Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, ju ka uruar mirëseardhje të pranishmëve,ndërsa përfituesve ju ka uruar implementim të sukseshëm të projekteve të tyre. Me këtë rast të pranishmit u njoftuan se me kërkesë të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik,me vendim të Kryetarit të Komunës dhe me përkrahje të Kuvendit Komunal në Gjilan për herë të parë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim…
FFK ka njoftuar zyrtarisht se Adem Imeri është prurja më e re e Kosovës. Lojtari 17-vjeçar do të jetë pjesë e Dardanëve U-19, derisa në nivel klubesh luan te Greuther Furth. “17-vjeçari Adem Imeri është futbollisti i radhës që i thotë “Po” Kosovës”, thuhet një njoftimin e FFK-së. Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Andorrës “Ai do të grumbullohet me Kombëtaren U19 për ndeshjet kualifikuese”. “Ademi së fundmi ka debutuar në ekipin e parë të Greuther Furth në miqësoren kundër Augsburgut”. “Ai është lojtar premtues dhe tejet i talentuar”, ka bërë të ditur shtëpia e futbollit kosovar.

