- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Author: admin
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcave të shumta speciale. Banorët i shmangen çdo lloj kontakti me kamerat. E vetmja gjë e patrazuar në këtë zonë konfliktesh janë flamunjtë serbë, të cilët janë ndërruar dhe janë vendosur të rinj, vetëm pak ditë para përplasjes me policinë. Fshati që deri para dy vitesh, nuk mund të flisje shqip lirshëm, duket se tashmë e ka rrëzuar këtë mur. Kjo zonjë që mohon se flet, në fakt nga përgjigjet duket se e kupton shqipen. Ajo pohon se ata nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur dhe…
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 11 gradë, ndërkaq maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.
Në Qendrën e Karrierës është mbajtur ligjëratë nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”
Në ambientet e Qendrës së Karrierës është mbajtur sot ligjërata nga përfaqësuesit organizata Esvet Pro “Studimet Gjurmuese”, Ligjëratën nga Sead Hoxha përfaqësues nga EdGuard dhe Studimet Gjurmuese dhe Kujtim Semaxhaj nga LuxDev e përcjellën nxënësit e ShMT “Mehmet Isai”, nxënësit e ShME “Marin Barleti” dhe nxënësit Artit Pamor “Adem Kastrati”, njofton Qendra e Karrierës – IAAP “Mehmet Isai” – Gjilan. Me këtë rast përfaqëuesit nga “Studimet Gjurmuese” dhe “LuxDev” ndanë shpërblime për nxënësit e dalluar, ku ishte e pranishme edhe drejtoresha e SHME “Marin Barleti” Fatlume Xheladini-Behluli së bashku me koordinatoren e saj Nebahate Bekteshi. Nxënësve të shkollave teknike,…
Inaugurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria të Gjilanit, kostoja afro 340 mijë euro
Është inauguruar të mërkurën objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, në ngjarjen ku mori pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori i organizatës Qatar Charity, Esam Dabab e përfaqësues të shëndetësisë primare. Kryetari Hyseni, pasi falënderoi drejtorin e kësaj organizate për bashkëfinancimin e këtij projekti, tha se ndërtimi i kësaj Qendre ka qenë i domosdoshëm pasi objekti ku ka funksionuar deri tani nuk i ka plotësuar kushtet e nevojshme. “Tash jemi në një ambient të ri ku kemi një hapësirë prej 380 metra katrorë, tetë salla, duke përfshirë edhe stomatologjinë dhe laboratorin…
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike po shqyrtohet raporti vjetor i auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin fiskal 2022. Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca tha se ky raport ka opinion të kualifikuar, meqë vlera e gabimeve të identifikuara në pasqyra financiare ka qenë materiale. “Shpenzimet në vlerë rreth 10,400,000€ janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5,600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3,800,000€, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1,000,000€. Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime…
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, bëhët e ditur përmes raportit të fundit të sajë. Ndërkaq ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave./GJILANI iNFO/
Ylber Ramadani është në hapat e tij të para në futbollin italian, aty ku u transferua këtë verë nga radhët e Aberdeen te Lecce. Mesfushorit të kombëtares i mjaftuan shtatë ndeshje në Serie A për t’u shndërrua në një lider dhe për të marrë në dorë çelësat e mesfushës së suadrës puljeze. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës me Sassuolon, 27-vjeçari shqiptar theksoi se për të nuk ishte shumë e ështirë të përshtatej me futbollin italian pasi në të kaluarën është stërvitur nga trajnerë italian. “Ndaj Napolit humbëm, edhe pse në fushë u futëm për një rezultat…
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani vazhdon shkëlqimin në elitën e futbollit rumun me skuadrën e Rapid Bukureshtit. Rrahmani është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Rumani teksa ka qenë protagonist edhe në xhiron e 10-të të kampionatit rumun ku i shënoi dy gola dhe e bëri një asistim në fitoren e Rapidit me rezultat 3-1 kundër Clujit. Ish-futbollisti i Malishevës dhe i Ballkanit njihet si “Lewandowski” i Kosovës. “Lewa e fitoi trofeun e parë të Superligës së Rumanisë si lojtari më i mirë i xhiros së 10-të”, shkruan Rapidi në “Facebook”, i cili e përcolli…
Nga: Clarice Lispector Përktheu: Elvi Sidheri E pata fshehur dashurinë nga droja e humbjes. E humba dashurinë, ngaqë e kisha fshehur. Isha strehur në gjirin e dikujt, nga frika. Qeshë lebetitur aq shumë, saqë duart nuk i pata ndier më aspak. I kam dëbuar njerëzit më të dashur nga jeta ime, pastaj jam penduar për gjithçka. Pata kaluar plot net mes lotësh, gjersa përgjumesha. Dikur dremitesha aq e lumtur, saqë sytë nuk i mbyllja dot. I besoja dashurisë së përkryer, derisa zbulova se nuk ekziston askund. Pata dashuruar dikë që më kish zhgënjyer, gjithashtu pata zhgënjyer dikë që më…
BEQIR MUSLIU Zemra kemi mundur t’i nxjerrim në secilin trëndafil Derisa bozhuret të ligjërojnë mbi atë mbretëri Që është rrënuar deri në gurin e fundit të themelit Përse nuk arritën ka krijojnë as pamjen e mykur Këtu asgjë nuk është në atë vend siç ka qenë As beteja që ka vallëzuar me koka dhe shpata Zllapohet tash gjaku e bozhuret hanë vetveten Në mungesë të bukës që e sosi mbretëria e marrë Luftëtarët i varëm për degët e historisë Kemi mundur t’i kërkojmë fëmijët tanë nëpër luftëra Të cilët na i mësuan emrat si të stërgjyshërve Apo i ndrydhën…

