Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU
Kulturë

Ç’ALTAR TJETËR I DUHET POETIT POS NJË ZEMËR NJERIU

adminBy adminFebruary 12, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Albinë IDRIZI
(Pak për poezinë e Sherafedin Kadriut që vjen nën titullin KUR VDESIN NGJYRAT, edituar nga sh.b “Beqir Musliu”, 2025)
Para pak ditësh më ra në dorë përmbledhja me poezi KUR VDESIN NGJYRAT e autorit gjilanas Sherafedin Kadriu. Një titull ky tronditës që në lexim të parë për të marrë trandjen e plotë nga vetë shpjegimi i autorit për dhembjen e pashmangshme që i solli sëmundja, në faqen e parë si kallzim jashtëletrar (siç e quan ai), sikur t’u kërkonte ndjesë lexuesve për trishtimin ndërhyrës të padashur (e ndjejmë), por të domosdoshëm për një libër me përmbajtje të tillë (e besojmë).
Yshtemi kapitull pas kapitulli nën agoninë e ngjyrave që zbehin koloritin e tyre poezi pas poezie. Pjesëmarrim me gjithë qenien në frymën e rënduar nëpër vargjet e poetit si për të shtuar pak ajër me leximin, praninë dhe kuptimin tonë. Jemi aty, me të, biem e ngrihemi nëpër ngjyra legjende, grisje ngjyrash, lakmi ngjyrash, prekje ngjyrash, vdekje ngjyrash… ku ngjyra, më shumë se një koncept fizik që përkufizon retina është pasqyrim i vetë njeriut, dritës së tij nëpër thyerjet kalamendëse të jetës. Zatën ky është thelbi i çdo arti, të të përfshijë e shterrojë emocionalisht me gjendjet e huajtura nga poeti dhe të dalësh që andej i shkundur, i tjetërsuar. Por jo me më pak. Përkundrazi. Me një përjetim më tepër, më e pakta. Me një jetë më shumë, më e shumta.
Vetvetiu të vjen në mendje Rumiu kur thotë: ‘Plaga është vendi ku drita hyn në ty’. Apo Heminguej më tej: ‘Ne të gjithë jemi të thyer, kështu hyn drita brenda nesh’. Në të vërtetë, ka diçka këtu që më bën të mendoj se, drita brenda nesh veç ekziston që me lindjen tonë. Është pikërisht kjo dritë që ka mbrujtur atë magmë dhimbjeje për të shpërthyer në formën e bukur poetike ndriçuse si nevojë e një komunikimi shpirtëror.
Na e vërtetojnë edhe librat e vjetër sa e lehtë ishte dikur lidhja e njeriut me hyjnoren brenda dhe jashtë tij. Pastaj, shtresëzohen mbi të epoka, shekuj, luftëra, gërmadha e ngrehina, IA e mekanizma të gjithëllojshëm, mendime e plane, që rëndojnë mbi të si mbi Sizifin, në një kërkim të pafundmë. Dhe çarja që ndodh bën që drita të dalë më lehtë prej nesh.
Gjithçka do të ishte më e lehtë sikur nën këtë trysni të mos groposej empatia njerëzore. Ndjesia që na bën ta shohim dhe ta ndiejmë tjetrin si veten. I vetmi epim që mban gjallë dashurinë për jetë dhe kurreshtjen për ta jetuar ate.
Është poezia e parë “M’ka vdekur dashnia për kremte”, ajo në të cilën ngeli vëmendja ime për t’iu kthyer sërish e sërish. Ndonëse, e tregon dedikimi i poetit, poezia i kushtohet Anton Nikë Berishës dhe lidhet me një çast të caktuar urimi, në mua mbeti jehona e saj me një pikëllim skalitës si një thirrje diogjeniane për njeriun. Vargjet e kësaj poezie tejkalojnë kufirin e thjeshtë poetik dhe përmasën individuale të poetit për të penetruar në ty si një klithje shpirtërore:
O Njeri
a hyjni qofsh
i shtrirë me kollën në jastëk
të trishtova edhe Ty
Lum kush blaton e ndjell këtë lloj frymëzimi e dashurie sa për t’i thirrur me gjuhën e shpirtit:
Ti qofsh i uruar
e shëndetin e botës paç
po, mua m’ka vdekur dashnia për kremte
Ka pesë vjet…
Trandemi ethshëm nën dalldisjen kalamendëse të vargjeve:
Nuk e di
ku paskam tretë
e ku paskam mbërri
po sot më paska vdekur edhe një poezi
diku në thellësi të shpirtit
Është prekës paradoksi sezonal me pranverën kur gjithçka ringjallet e galdohet në shpresë teksa poeti vdes së brendshmi:
I dashur Njeri
ta përfillësh jetën
a të dhemb mjaftueshëm agonia
që të gërryen për çdo ditë
Apo të vdes në secilën pranverë
para se të kem jetuar
pikën e nisjes
Më thuaj
Ç’altar tjetër vallë i duhet poetit pos një zemër njeriu. Një fjalë, një vëmendje sido që të jetë ajo, kur vjen nga njeriu i dashur dhe i çmuar, mbush zbrazëtinë shpirtërore të përjetimit individual në një ritual kolektiv feste dhe jo vetëm:
Një fjalë nga Ti e pres
edhe ditëve pa kremte
si një nga ilaçet më të rralla të kësaj bote
sepse n’ato çaste për pak i harroj dhembjet.
Është kjo pra, thirrja e fuqishme për njeriun ku ndjeva edhe klithmën time. Është thirrja nën gulçin universal, e cila ndonëse vjen si një vibrim meditativ në një gjendje të caktuar dhimbjeje të poetit, përfshin zërat e të gjitha kohërave, të të gjitha vetmive, të të gjitha heshtjeve, për empatinë, për fjalën – ilaçin gjithnjë e më të rrallë të kësaj bote./Gjilani INFO/
(12 shkurt 2026
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.