Author: admin

Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bazë të Ligjit për Gjueti Nr. 02/L-53, njofton se sezoni i gjuetisë në territorin e Komunës së Kamenicës mbyllet me datë 31.01.2026, me qëllim të mbrojtjes së faunës së egër dhe ruajtjes së ekuilibrit natyror. Me këtë rast, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural shpall zyrtarisht të mbyllur sezonin e gjuetisë dhe pas kësaj date ndalohet rreptësishtë çdo aktivitet i mëtejshëm i gjuetisë. Ky njoftim është i detyrueshëm për të gjithë gjuetarët, shoqatat e gjuetarëve, si dhe për të gjithë shfrytëzuesit e vendgjuetive në territorin e…

Read More

“Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të, është i mirëpritur — me kusht që të kalojë background-check-un, sipas protokolleve tona të sigurisë. Nëse dikush mendon se mund të shuaj ëndrrat, inovacionin dhe vizionin e studentëve dhe rinisë sonë, Gabonm rëndë. Ky është vetëm  fillimi”, ka bërë me dije, përmes një postimi në profilin e tij, Ridvan Aliu, udhëheqës i Future Minds Academy (FMA). Ja postimi i plotë: Siç po shihet qartë, PROPAGANDAT mediatike kanë prapavijë politike. Unë nuk jam politikan. Çdo kush që dëshiron t’i shohë nga afër “LIVE”: K1, VTOL-in dhe FPV-të,…

Read More

Në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit” – edicioni i 35-të, që po mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe në përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, u mbajt Festivali i 16-të i Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”, një ngjarje me rëndësi të veçantë edukative, artistike dhe kombëtare, e cila i kushtohet zërit, talentit dhe botës shpirtërore të fëmijëve. Festivali u hap zyrtarisht nga Enkelejda Arifi, zyrtare pran Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, me praninë e përfaqësuesve institucionalë, artistëve, prindërve dhe dashamirëve të artit. Ajo tha se…

Read More

Shoqata Humanitare Bereqeti, dega në Gjilan, ka realizuar sot një aktivitet bamirësie duke ofruar ndihmë me veshmbathje dhe qarshaf për Shoqatën e Hendikosit dhe Shoqatën e të Verbërve në Gjilan. Koordinatori i Shoqatës, Iljaz Mustafa thotë se ky aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të shoqatës për të mbështetur kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe për të promovuar solidaritetin social. “Ndihmat e dhuruara synojnë të lehtësojnë sadopak nevojat e përditshme të anëtarëve të këtyre shoqatave, duke dëshmuar përkushtimin e Shoqatës Bereqeti ndaj humanizmit dhe ndihmës së ndërsjellë”, ka thënë Mustafa. Përfaqësuesit e shoqatave përfituese shprehën…

Read More

QKMF në Viti sot ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me një ligjëratë me temën:” Parandalimi i kancerit të qafës së mitrës”, e cila është mbajtur para punëtorëve shëndetësorë nga dr.Delvina Lamallari. Ajo ka folur për sëmundjen, simptomat dhe mënyrën e parandalimit të kësaj sëmundje. Sipas raporteve numri i të prekurve me këtë kancer në Kosovë është 167 , ndërsa prej tyre janë 148 raste të reja. QKMF në Viti në bashkëpunim me MSh dhe IKSHPK ka qenë e përkushtuar që të punoj në drejtim të parandalimit, duke vaksinuar djemtë dhe vajzat sipas planit të…

Read More

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, dhe zëdhënësen e komunës, Lidiona Marovca, kanë pritur në takim deputetin shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi. Gjatë takimit, deputeti Kamberi e uroi kryetarin Rahimaj për mandatin e ri, duke shprehur shpresën që ky mandat të jetë edhe më i suksesshëm se ai paraprak. Takimi u vlerësua si institucional, por njëkohësisht edhe vëllazëror. Palët diskutuan për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të kushteve dhe mirëqenies së qytetarëve atje. Me këtë rast, kryetari Rahimaj vlerësoi…

Read More

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ILECU, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 28.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar F. V., nga Italia për në Kosovë. I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre italiane.…

Read More

Të merkurën e kësaj jave, në terë teritorin e Kosovës, kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, janë arrestuar 80 persona dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje,  si dhe janë shqiptuar 2 mijë e 282 gjobitje në trafikun rrugor, njoftuan autoritet policore. Për aksidentet në trafik, policia thotë se 21 prej tyre ishin me lëndime dhe 31 aksidentet tjera vetëm me dëme materiale./Gjilani INFO/

Read More

Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një punëtori lidhur me përgatitjet për procesin e riakreditimit të programit studimor Arsimi Fillor. Takimi u thirr nga U.d. dekanja e Fakultetit të Edukimit, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, me qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe informimin e stafit për hapat dhe kërkesat e procesit të riakreditimit. Gjatë takimit, një prezantim i detajuar i punës dhe përgatitjeve për këtë proces u bë nga bartësit e programit, Prof. Ass. Dr. Fitore Malaj, Prof. Ass. Dr. Shqipe Avdiu dhe Prof. Ass. Dr. Habib Rexhepi. Ata para stafit akademik dhe…

Read More

Në zonën jashtë varrezave të qytetit dhe hyrjet kryesore të këtij lokacioni, kanë intervenuar ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike të NPL “Tregu” Sh.A në Gjilan, pasi janë njoftuar nga qytetarët se aty po hidheshin mbeturina. Drejtuesit e kësaj Ndërmarrje kanë thënë se ky aktivitet është pjesë e angazhimit të tyre të përditshëm për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe respektimin e vendeve me rëndësi të veçantë për komunitetin. Ndërkaq, janë ftuar qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pastërtisë, gjë kjo e cila mund të bëhet duke mos hedhur mbeturina në vende të papërshtatshme dhe duke shafqur…

Read More