Granit Xhaka është lojtari me fanellën më të shitur te Leverkuseni!.
Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës është shumë i popullarizuar dhe i dashur për tifozët e këtij ekipi pasi ka treguar paraqitje fenomenale duke ndihmuar ekipin të renditet i pari në tabelë.
31-vjeçari ka gjithsej shtatë ndeshjeve me Leverkusenin dhe është lider në Bundesligë me 19 pikë, një pikë më shumë se Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayern Munichu e Dortmundi.
Fanella e tij është shitur edhe më shumë sesa ajo e Victor Bonifaces, transferimit tjetër të madh të Leverkusenit që ka shënuar shtatë gola në po aq ndeshje.