- Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
- Sot nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Kosovë
- Parashikimi i motit për sot
- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
Author: admin
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, bëhet e ditur përmes raportit prej 24 orësh të kësaj Prokurorie. /GJILANI INFO/
Inskenimi i një tërmeti, ishte ushtrimi me moton “Evakuimi 2023” që u zhvillua në shkollën teknike “Jonuz Zejnullahu” në Viti
Inskenim i një tërmeti dhe evakuimi I nxënësve dhe personelit të shkollës teknike “Jonuz Zejnullahu”, ka qenë aktiviteti i zhvilluar sot, i organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Viti, me që rast kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera nga AME-ja, QKMF, policia e Kosovës, Njësia e Zjarrfikësve, Kryqi i Kuq etj. Qëllimi i këtij ushtrimi ishte ngritja e shkathtësive si dhe vetëdijesimi në fushën e kërkim shpëtimit, evakuimi dhe menaxhimi i situatave aksidentale deri në nivelin e shkallës së mesme të Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe subjekteve të tjera. Naser Haziri nga Zyra komunale për…
Faruk Tasholli (Satirë nga Lufta e Tretë Botërore) Shlivovicën shterrur dehur nën tymian Një batalion popash dridhet në Zveçan: A janë mbushur kishat dëng me armatim Zemra e Serbisë tash kërkon shpëtim?! Nisin bekojnë predhat armët tytë më tytë Këso lufte t’fortë jo nuk kanë parë sytë, As në Borodine as në Waterlo Se Gazimestani nuk na ndalë më jo! Fryn në maja malesh erë e shlivovicës Zbritni trima poshtë bregut të Sitnicës, T’i biejmë Kosovës sa dy herë tërmeti Zemrën e Serbisë ta kërkojmë ku mbeti?! Posa krisën pushkët gishtat dolën n’thembra Gjuani Ibrit armët nuk është këtu Zemra,…
Humbja që Dinamo Zagreb pësoi në “Fadil Vokrri”, ku triumfues doli i Ballkani i trajnerit Ilir Daja, ka lënë një shije të hidhur edhe te mediat kroata, që janë hedhur në sulm ndaj skuadrës së drejtuar nga Sergej Jakiroviçit. Kjo humbje po dhemb shumë në Kroaci, madje po e konsiderojnë si humbjen më të turpshme europiane të Dinamo Zagrebit. “Skuadra e Sergej Jakiroviçit ka zhvilluar një nga ndeshjet më të këqija evropiane në histori të Dinamos”, shkruhej ndër tjera në artikullin e “Index. hr”. Suksesi i Ballkanit ka errësuar mediat serbe, të cilat kanë shpërthyer ndaj Dinamos së Zagrebit.…
Baki Ymeri Maria Matei na ofron poezi të bukura, sentimentale, të frymëzuara dhe të shkarkuara nga zemra dhe shpirti. Autorja shkruan një poezi reflektuese që shpaloset në disa shtresa medituese. Jehona e vargut të saj lind rezonanca të bukura dhe tronditëse. Në vargjet e saj projektohen imazhe dhe tema përmes të cilave përvijohen dëshmi të reja lirike, të artikuluara në përballje fjalësh që theksojnë fort poezinë dhe krijuesin e saj. Poezitë e Marisë pasqyrojnë pikturën dhe kaligrafinë, dritën dhe hijen, një alkimi origjinale midis mendimit dhe tekstit, sepse poetesha e mbart gjithmonë atë mister në tekst, duke rrjedhur si një…
Virtyt Gacaferri Në koridën spanjolle, profesori dhe neurofiziologu José Manuel Rodríguez Delgado, del përballë një demi të tërbuar. Në vend të thikave dhe shpatave për mbrojtje, profesori ishte i armatosur me teledirigjues. Në atë “ballafaqim”, demi mësynë Delgadon dhe, në gjysmë të rrugës, Delgado shtyp një sustë dhe ndalon sulmin e demit. Kjo ngjarje që ndodhi në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, u konsiderua si fillimi i studimeve për kontroll dhe për simulim të trurit. Studiuesi Delgado dëshmoi atë që shkenca veçse pandehte: agresiviteti dhe hidhërimi neutralizohen në një pjesë të vogël të trurit që njihet si amigdala.…
Zhduket një grua me foshnjën e saj gjashtë muajsh në Skenderaj, rastin e raporton kunati i saj
Një person ka raportuar se të mërkurën rreth orës 09:30 kunata e tij (gruaja e vëllait i cili gjendet në Gjermani) bashkë me foshnjën e saj gjashtë muajsh ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është raportuar të enjten në Skenderaj. Tutje bëhet e ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin. “Fsh.Marinë-Skenderaj, 04.10.2023-09:30 -Më datë 05.10.2023 në stacion të policisë është paraqitur ankuesi mashkull kosovar, i cili ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili…
Në QKMF “dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan ka filluar dhënja e vaksinave me kalendarin e ri, kurse në foto duket edhe foshnja e parë e cila mori dozën e pare në muajin e parë të jetës, njoftohet përmes faqes zyrtare të këtij shërbimi. Ndërkaq, Qedra për vaksinim thuhet se punon në dy ndrrime, duke filluar nga ora 07:00 e deri në ora 20:00./GJILANI INFO/
Nga e hëna e javës së ardhshme do të fillohet me vaksinimin kundër gripit sezonal në komunën e Kamenicës, bëhet e ditur pë rmes faqes zyrtare të kësaj komune. Njoftohet se vaksinimi do të bëhet për personat e moshës mbi 65 vjeç,personat me sëmundje kronike (pavarsisht moshës) dhe grate shtatzëna. Vaksinimi bëhet në QKMF Kamenicë, QMF Roganë dhe QMF Hogosht, kurse orari i vaksinimit: 07:30h – 14:30h./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni nënshkruan kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” dhe mbulimin e lumit Stanishorka
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 2.4 milionë euro për fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka. Ai ka theksuar se transformimi i qytetit veç sa ka filluar. “Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve. Për Gjilanin që duam”, ka shtuar kreu i Gjilanit./GJILANI INFO/

