- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Sipas njoftimit që është publikuar nga NPL “Tregu”, Gjilan, bëhet e ditur se ka përfunduar me sukses rregullimin dhe sistemimimi ihapësirës për shitjen e deleve në “Tregun e Kafshëve”. Gjithë kjo në kuadër të investimeve kapitale dhe duke krijuar kushte më të mira, më të sigurta dhe më të organizuara për fermerët, blegtorët dhe blerësit. Hapësira për shitblerjen e deleve tashmë është funksionale dhe e gatshme për shfrytëzim, thuhet në njoftim. Andaj edhe janë ftuar të gjithë fermerët dhe blegtorët që të sjellin delet e tyre për shitje dhe që të shfrytëzojnë këtë hapësirë të rregulluar sipas standardeve. “NPL…
Vitia dhe niveli qendror diskutojnë për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga shiu dhe bora
Zëvëndës Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i shoqëruar nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në ekonomit familjare dhe bujqësi nga fatkeqësitë natyrore ka pritur sot në takim Komisionin qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera në krye me Kastriot Lajqin. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar në veçanti lidhur me vlerësimin e dëmeve në ekonomit familjare, dëmet në bujqësi dhe dëmet në biznese në territorin e komunës së Vitisë dhe mundësive të kompensimit të dëmeve të shkaktuara në veçanti nga shiu dhe bora. Ndërkaq Sami Demelezi, kryetar i këtij komisioni nga Vitia,…
Prokuroria Themelore e Gjilanit: Janë ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale
Gjjatë 24 orëve të fundit, Prokuroritë themelore në Gjilan ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura nga kundër katër personave për vepra të ndryshme penale, janë si në vijim: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”./Gjilani INFO/
Është arrestuar personi i dyshuar për një rast kanosje në Viti më 30 janar të këtij viti, thuhet sot në raportin shtesë të policisë. Sipas njoftimeve nga policia, bëhet e ditur se i njejti është arrestuar të martën e kësaj jave dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Dita e fundit e javës së kaluar, përkatësisht e diela është përmbyllur me 48 aksidente trafiku që kanë ndodhur në tërë teritorin e Kosovës, ka njoftuar sot policia, e prej të cilave 19 nga rastet ishin me lëndime dhe 29 tjerat me dëme materiale. Sipas raportit ditor të policisë së vendit, bëhet e ditur se përgjatë të njëjtës ditë janë shqiptuar 1 mijë e 724 tiketa gjobitëse për kundërvajtje në trafik rrugor si dhe janë arrestuar 39 persona, 34 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 tjetër person në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
Policia ka raportuar sot për humbjen-zhdukjen e një femre në Gjilan që nga 29 janari i këtij viti për të cilën thuhet se nuk dihet vend ndodhja e saj prej kur kishte dal nga shtëpia. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet, njofton policia./Gjilani INFO/
Prindi i dy vajzave në Novobërd, ka raportuar në polici për largimin e tyre nga shtëpia, duke theksuar se nuk di asgjë, se ku ndodhen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar, bënë me dije policia./Gjilani INFO/
Gjatë kontrollit të një objekti përcjellës të shtëpisë e improvizuar si zyre, pronë e personit të dyshuar në Gjilan janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 29 gram, kokainë me peshë 0.2 gram, 12 qese me fara të kanabis sativa, dy peshore digjitale dhe para të gatshme 65 euro, njoftoi sot Policia. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati./Gjilani INFO/
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Vitisë ka intervenuar sot për largimin e dheut dhe drunjve të rrëshqitur në rrugën alternative të Letnicës, të cilët kishin penguar qarkullimin e automjeteve. Pas këtij intervenimi, rruga është pastruar dhe tashmë është e lirë për qarkullim. Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të reagojë me kohë ndaj çdo situate që mund të rrezikojë sigurinë dhe lëvizjen e qytetarëve, veçanërisht gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike./Gjilani INFO/
Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt. Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit, Arbnore Beqiraj Fera, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, asambleistët, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për miratim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 29.12.2025. 2. Pyetje legjislative drejtuar ekzekutivit. 3. Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025. 4. Shqyrtimi i Raportit të Kuvendit Komunal të Kamenicës për vitin 2025. 5. Shqyrtimi i Raportit Financiar Buxhetor të Komunës së Kamenicës për periudhën 1 Tetor –…

