Author: admin

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Lokalisht, në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta apo mjegullinë. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 10°C.

Read More

Në kuadër të përgatitjeve për procesin e riakreditimit, u mbajt një takim pune para fillimit të procesit të riakreditimit të Programit Arsimi Fillor në Fakultetin e Edukimit. Në këtë takim morën pjesë UD. e Dekanes, Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi, si dhe bartësit e programit Arsimi Fillor. Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me procesin e riakreditimit, përmbushjen e standardeve të kërkuara dhe përgatitjet institucionale për sigurimin e cilësisë akademike të programit. Takimi shërbeu si hap i rëndësishëm drejt koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet menaxhmentit të fakultetit dhe stafit akademik, në funksion të avancimit të programit dhe…

Read More

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur se viti 2026 po nis me një lajm të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë në Kamenicë. Sipas Kryetarit Rahimaj është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë, marrëveshje kjo në vlerë prej 1 milion euro. “Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me z.Usame Morina, është arritur kjo marrëveshje. Ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore primare për qytetarët e Komunës së Kamenicës. Falemnderit donatorit “Dar Al Beer Society” dhe z.Morina për kontributin e dhënë deri më…

Read More

NJOFTIM ZYRTAR Njoftohet opinioni publik, miqtë, bashkatdhetarët dhe dashamirët se organizohet një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit, gazetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Nijazi Ramadani. Ky aktivitet komemorativ organizohet me iniciativë të familjes dhe do të zhvillohet në ambientet e Shoqata Kulturore Shqiptare “SHARRI” Zvicër e cila ka vënë në dispozicion hapësirën për këtë ngjarje përkujtimore. Data: e diel, 18 janar 2026 Ora: 15:00-16:00 Vendi: Lee 1551, 9304 Waldkirch, Zvicër (lokacion i Shoqatës Kulturore Shqiptare “SHARRI” Zvicër) _https://share.google/6gmwYBrsuijZLTsOu_ Nijazi Ramadani ishte një figurë e shquar e jetës kulturore dhe kombëtare shqiptare i njohur për…

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 8-22 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C.

Read More

Aksidente trafiku, gjobitje për kundërvajtësit në trafikun rrugor si dhe arrestime, gjithandej vendit tonë, ka patur edhe gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar sot Policia e Kosovës. Sipas statistikave të përgjithshme, bëhet e ditur se kanë ndodhur gjithsejt 41 aksidente trafiku, prej tyre 10 me lëndime dhe aksidentet tjera me dëme metareale. Ndërkaq, janë shqiptuar 2 mijë e 500 tiketa gjobitëse në trafik, janë arrestuar 20 persona si dhe 13 persona tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur sot në takim dy mësimdhënësit, Emrush Zuka dhe Ramiz Limani që janë pensionuar. Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i çmuar që dy mësimdhënësit kanë dhënë ndër vite për arsimin në këtë komunë. Kryetari Haliti i falënderoi ata për përkushtimin shumëvjeçar, duke i cilësuar si mësimdhënës të jashtëzakonshëm që kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin e shumë gjeneratave. “Ju uroj një pensionim të mbarë e të rehatshëm, duke ju inkurajuar që të vazhdoni të jeni aktivë dhe të jepni…

Read More

Statistikat e përgjithshme nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije se të hënën e kësaj jave kanë ndodhur 55 aksidente trafiku në tërë teritorin e Kosovës, prej tyre: 18 me lëndime dhe 37 me dëme materiale. Njoftohet poashtu se në të njëjtën ditë janë shqiptuar 2 mijë e 172 gjoba për kundërvajtësit në trafik, janë arresuar 22 persona si dhe 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Me aktivitete të ngjeshura është hapur Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, ndërsa ka kulmuar në mbrëmje me ndezjen simbolike të Flakadanit të “Flakës së Janarit”, që njëherit shënon hapjen zyrtare të manifestimit të këtij viti, në kujtim e nderim të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza. Në hapje të manifestimit, gjegjësisht në ceremoninë e ndezjes së flakadanit, u organizua një defile nga të rinjtë në qendër të qytetit, për të përçuar mesazhin e lirisë dhe kontributit të dëshmorëve, ndërsa rrjedha e ceremonisë vijoi në platonë e Teatrit të Qytetit ku edhe u bë ndezja…

Read More