- Prokuroria në Gjilan ndalon katër persona dhe ngrit dy aktakuza
- Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
- Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”
- Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq
- Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri
- Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
- Nënkryetarja Bajralija pret në takim përfaqësues të Swisscontact
- Ju rrjedh gjak nga hunda? Ja çfarë duhet të bëni menjëherë
Author: admin
Florim Zeqa Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, gjegjësisht pas agresionin terrorist serb, nuk ka logjikë të vazhdojë më sikurse para aktit tragjik të 24 shtatorit në Banjskë.Kësisoji kemi arritur në pikën kur dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i ka humbur kuptimi. Jo dialog pa rolin prijës të SHBA-ve Situata e shtensionuar politike fare nuk përkon më situatën eskaluese në terren, e cila pas bastisjeve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore, për një çast të vetëm mund të kthehet në konflit të hapur, për shkak se aty ende po gjendet arsenal i madh luftarak për destabilizimin…
Muharrem Sahiti: Objektivi i kualifikimit u dëmtua nga montimi i rasteve ndaj presidentit Ademi
Kombëtarja e Kosovës ka realizuar fitoren e parë në ciklin kualifikues për Euro 2024. Kjo fitore erdhi si mysafire ndaj Andorrës me rezultat bindës (3:0), ekip i cili në fillim të fushatës kualifikuese befasoi Dardanët duke rrëmbyer një pikë në ‘Fadil Vokrri’ (1:1), me çka ia vështirësoi objektivin për kualifikim. Drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti e ka një shpjegim lidhur me paralelen që po merret tani nga analistë e media sa i përket barazimit dhe tani fitores bindëse ndaj të njëjtit kundërshtar. Ai në intervistë ekskluzive për “Futbolli.info” thotë se pengesë kryesore në objektivin e Dardanëve për kualifikim në…
Nga: Visar Zhiti U bënë vite që poetin Fatos Arapi nuk e shohin më rrugëve të Tiranës dhe vërtet miqtë e tij dhe të poezisë së tij e ndjejnë mungesën. Mua më duket se e ndjejnë dhe pemët e trotuareve ku ai ecte shkujdesshëm, me pak nxitim kur ishte vetëm dhe ëndërrimtar, megjithëse mosha ndryshonte, flokët iu zbardhën krejt e, megjithatë, kur shihte ndonjë të njohur, koleg apo student të tij, ndalte dhe biseda, çdo bisedë e bënte më të vëmendshëm e të përzemërt. Kështu e kujtoj, teksa forcohej miqësia me të, si mirëkuptim brezash dhe botëve të ndryshme.…
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë. Në intervistën për KosovaPress, ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima. Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë. “Mendoj…
Në Zvicër është organizuar edicioni i katërt i ndarjes së çmimeve. Në mesin e nëntë më të mirëve janë edhe pesë shqiptarë. Mimoza Lekaj ka fituar çmimin për kategorinë “Beauty Creator”, motra e saj Ardiana Lekaj për “lifestyle”, Taulant Gashjani i njohur si T-Ronimo ka fituar në kategorinë “entertaiment”, Mirlinda Lajqi në “fashion” dhe në kategorinë e muzikës ka fituar reperi EAZ, Arbër Rama, përcjell albinfo.ch. Gjithsej 54 personalitete të internetit konkurruan kundër njëri-tjetrit në edicionin e katërt të Smile Swiss Influencer Awards në “The Hall” në Dübendorf Biznesi i influencuesve në Zvicër duket se po lulëzon. Këtë vit…
Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka folur për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai theksoi se Shqipëria duhet të luajë një rol, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, pasi Serbia i shikon si armiq. Mes të tjerash ai nënvizoi se dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e shohin si një mekanizëm që mund të japë përgjigje për kërkesat e tyre për të drejtat e shqiptarëve. “Pesimisti thonë është një optimist i informuar. Për shkak të rrethanave të Kosovës, shqiptarët në Luginë të Preshevës, konsiderohen si armiq dhe refuzojnë të gjithë kërkesat…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot (15 tetor) të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.
Njësiti policor në Gjilan ka ndaluar një veturë e cila po drejtohej nga një person i dyshuar për Policinë, bëhet e ditur përmes raportit të fundit prej Policisë së Kosovës. Njoftohet se gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në sasi prej 4.1 gramësh si dhe dhe hashash në sasi 0.13 gramësh. Ndërkaq, thuhet se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/
Granit Xhaka është lojtari me fanellën më të shitur te Leverkuseni!. Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës është shumë i popullarizuar dhe i dashur për tifozët e këtij ekipi pasi ka treguar paraqitje fenomenale duke ndihmuar ekipin të renditet i pari në tabelë. 31-vjeçari ka gjithsej shtatë ndeshjeve me Leverkusenin dhe është lider në Bundesligë me 19 pikë, një pikë më shumë se Stuttgarti dhe dy më shumë se Bayern Munichu e Dortmundi. Fanella e tij është shitur edhe më shumë sesa ajo e Victor Bonifaces, transferimit tjetër të madh të Leverkusenit që ka shënuar shtatë gola në po aq…
Pas sulmit terrorist në veri, Jospeh: Washingtoni dhe Brukseli të ushtrojnë presion më të fortë ndaj Vuçiqit
Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Edward P. Joseph, ka thënë se pas ngjarjeve në Banjskë, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri. Joseph, që është ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Washington, duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc. “Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Vuçiq pas 24 shtatorit, dhe po pyes nëse lëvizjet e Vuçiqit janë përshkallëzim në vend të qetësimit. Vuçiq e ka përshkallëzuar edhe më…

