Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Njoftohet se aktakuzat e permendura jane: Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor’”, pastaj një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe aktakuza e fundit kundër një (personi për veprën penale “Kanosja”./Gjilani Info/