Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale, e keto jane :
Dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ si dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /GJILANI INFO/