- Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
- Moti sot
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Shtëpia me inati nuk mbahet
- Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
- Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
- 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
- Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Author: admin
Autoritetet zyrtare policore të Kosovës, kanë publikuar sot statistikat e përgjithshme të raportit ditor, duke bërë me dije se në gjithë teritorin e vendit janë shënuar 51 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me lëndime dhe 34 me dëme materiale. Njoftohet se për të njejtën periudhë kohore janë shqiptuar 2 mijë e 107 gjobitje në trafikun rrugor,, janë arrestuar 16 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 2 persona në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/
“Profile Dardane” – piktura e artistit Isa Alimusaj shpallet fituese në “Peneli e Flakës së Janarit 2026”
Manifestimi “Flaka e Janarit 2026”, që ka filluar më 11 janar, e që është përshkruajtur me një varg aktivitetesh paraprake, ka vijuar më rrjedhën tradicionale sipas kalendarit të përvitshëm të aktiviteteve të parapara nga Komuna e Gjilanit, nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në organizim e përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan. Në ekspozitën “Peneli i Flakës 2026” – të mbajtur në Galerinë e Qytetit në Gjilan, në prani të artistëve e artdashësve të shumtë pjesëmarrës nga treva të ndryshme shqiptare është bërë ndarja e çmimeve për veprat më meritore e cilësore, pjesëmarrëse në konkursin…
Në kuadër të “Flakës së Janarit 2026”, në Teatrin e Qytetit në Gjilan është mbajtur ngjarja përcjellëse “Akademia e Flakës…”, e cila i është kushtuar “Masakrës së Reçakut”, ngjarje në të cilën ka qenë i pranishëm edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili në këtë akademi ka thënë se “Flaka e Janarit” i mbijetoi kohës dhe u kthye në Manifestim Tradicional. Ky manifestim kishte nisur si shënim i dhjetëvjetorit të rënies së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës e Bardhosh Gërvallës. Pjesë e manifestimit u bë edhe shënimi i rënies së Rexhep Malës e Nuhi Berishës. “Është…
Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2026“, nën patronatin e kryetarit të komunës Alban Hyseni dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ushtruesit të detyrës së drejtorit Kushtrim Zeqiri, Shoqata e Historianëve të Gjilanit ka organizuar një tryezë kushtuar Heronjve të „Flakës së Janarit“ dhe është dhënë një dokumentar për Mulla Idriz Gjilanin. Fillimisht, Artan Dërmaku, rektor në Universitetin „Kadri Zeka“ në Gjilan, ka theksuar se nuk duhet harruar kontributin e njerëzve që sakrifikuan për lirinë që e gëzojmë ne sot dhe ka shtuar se është i nderuar që Universiteti i Gjilanit mbanë emrin e Kadri Zekës. Në pjesën…
Saime Isufi Si n’vetmi u ndjeva sot Por shpejt në mendje më erdhe ti Dhe t’erdha pranë me tufë lulesh U ndjeva e mbushur përsëri. Ti qëndroje me shikim tutje Unë të shikoja drejt në sy Po të flisja si dikur Por ti shikimin në largësi, Bash si dikut, në rini. Halle të mëdha mbaje mbi supe, Kush të njohu mirë e di, Si nuk dite të plakesh kurrë, Dhe sot dukesh ashtu i ri. Të thashë fjalë, Të shpreha mall Ishim.vetëm. ne të dy. Ani se s’fole nuk the gjë. Pranë të ndjeva përsëri. Nuk u ndjeva më e…
Tashmë edhe është publikuar libri poetik, i katërti me radhë “Përtej dhimbjes”, i autores Sadbere Gagica, një vepër që trajton dhimbjen si përvojë ekzistenciale dhe jo si emocion të përkohshëm. Me një gjuhë të përmbajtur dhe reflektuese, autorja ndërton një poezi që refuzon sentimentalizmin dhe synon thellësinë mendore. “Libri trajton temat e humbjes, mungesës dhe kujtesës, duke e shndërruar përvojën personale në reflektim universal. “Përtej dhimbjes” u drejtohet lexuesve që kërkojnë letërsi të ndershme dhe të qëndrueshme”, thuhet në njoftim. /Gjilani INFO/
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa lokalisht pritet të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës, në zona të caktuara, ka mundësi për reshje të izoluara shiu, ndërsa në mbrëmje nuk përjashtohet ndonjë fjollë bore. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-25 km/h, njofton MeteoKosova. Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.
Autoritetet zyrtare policore të vendit, kanë njoftuar sot edhe për 2 mijë e 658 raste gjobitjesh në trafik të premtën e ditës së djeshme për drejtuesit e automjeve që kanë shkelur mbi ligjin dhe rregullat në trafik. Burimet e njejta, bëjnë me dije edhe 58 raste aksidentesh trafiku që janë shënuar të njejtën ditë, e që thuhet se 20 prej tyre ishin me të lënduar dhe 38 tjerat me dëme materiale. Ndërkohë që njoftohet edhe për arrestimin e 16 persona dhe 11 presonave të tjerë të cilët janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
“Ju njoftojmë se pas veprimeve operative dhe angazhimit të njësive relevante të Policisë së Kosovës, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarëve dhe mediave, personi i shpallur më herët si i humbur Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me banim në rrugën “Lufta e Gjilanit” në Gjilan, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftuan autoritetet policore nga Rajoni i Gjilanit. I njëjti aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë së Kosovës, ku janë duke u zhvilluar procedurat e nevojshme ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan falënderon mediat dhe të gjithë qytetarët për…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndryshme me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, në njërin rast janë dy (2) persona që janë ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315, dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës. E njejta Prokurori ka ngritur shtatë (7) aktakuza,…

