Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi i Gjilanit, e shpall Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati
Lajme Lokale

Kuvendi i Gjilanit, e shpall Qytetar Nderi humanistin Halil Kastrati

adminBy adminFebruary 16, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën solemne të udhëhequr nga Krenare Latifi-Kqiku, ka shpallur Qytetar Nderi humanistin, Halil Kastrati, i cili bashkë me Komunën e Gjilanit ka bërë të mundur ndërtimin e qendrës për të moshuarit, kuzhinës humanitare dhe bujtinës për studentë, propozim ky që kishe ardhur si iniciativë e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.
Në këtë seancë solemne të pranishëm ishin përfaqësues institucionalë nga niveli lokal e qendror, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së e qytetarë të shumtë.
“Shprehim falënderimet tona të sinqerta dhe mirënjohjen tonë të thellë për shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për angazhimin e vazhdueshëm humanitar dhe kontributin e çmuar në përkrahjen e fëmijëve jetimë, familjeve në nevojë, të moshuarve dhe studentëve. Puna dhe përkushtimi juaj janë shembull i solifdariteti, humanizmit dhe përgjegëjsisë shoqërore, duke sjellë shpresë dhe dinjitet për ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë kryesueja Latifi-Kqiku.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni, e ka vlerësuar lartë kontributin e Kastratit, duke thënë se e ka bërë atë që rrallëkush ka arritur ta bëjë, duke ua kthyer shpresën njerëzve në nevojë.
“Qendra që do ta hapim sot është një lloj besëlidhje mes nesh. Këtu do të gjejnë ngrohtësi prindërit tanë që kanë dhënë gjithçka dhe këtu do të gjejnë mbështetje të rinjtë që do ta ndërtojnë të ardhmen. Kuzhina humanitare, në anën tjetër, është dëshmi që në këtë qytet buka do të ndahet me këdo që ka nevojë”, ka thënë kryetari Hyseni.
“Sot po e përjetojmë njërën nga ato ditët që jemi të lumtur dhe i japin kuptim punës sonë në Komunë dhe jetës sonë si njerëz. Jemi bërë bashkë për t’i hapur dyert e një shtëpie që u ndërtua me një qëllim të vetëm, që të mos lejojmë askënd në komunën tonë që të ndihet i harruar e i lënë pasdore. Investimi i përbashkët prej rreth 2.5 milionë euro, padyshim që edhe për nga vlera është investim i madh, por ajo që peshon më shumë sot është barra që po ua heqim nga supet familjeve tona”, ka shtuar ai.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë ngjarje ka folur ministri për Familje, Punë dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, i cili theksoi se ky projekt është në përputhje me një ndër objektivat e qeverisë sonë dhe ministrisë që e udhëheq ai.
“Më vjen mirë që mandatin tim të parë si ministër po e filloj me një projekt që prek arkivën e shtetit tonë, të moshuarit si dhe të ardhmen e shtetit tonë – studentët”, tha ministri Hoti.
Në emër të familjes Jashari në këtë ngjarje ka folur Bekim Jashari, duke theksuar se ky projekt që do të përurohet sot, është një vepër tjetër madhore e hoxhës Halil Kastrati.
“Kjo është dëshmi e mbështetjes së tij ndaj familjeve në nevojë në mbarë Kosovën”, është shprehur ai.
Ndërkaq, në këtë seancë solemne, në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së ka folur asambleisti, Gentrit Murseli, derisa në emër të grupit të AAK-së, Nazim Gagica, të cilët e kanë vlerësuar lartë personalitetin dhe humanizmin e hoxhës, Halil Kastrati.
Në fund, humanisti Halil Kastrati ka falënderuar Kuvendin e Komunës dhe kryetarin Hyseni për nderin që i është bërë me çmimin më të lartë të Gjilanit.
“Këtë çmim ia dedikoj stafit tim dhe të gjithë atyre që ndajnë nga kafshata e tyre dhe kontribuojnë për projekte të tilla. Ne jemi të gatshëm që të vazhdojmë të kontribuojmë edhe me projekte të tjera me mundësitë që kemi”, tha ai.
Ndryshe, mënjëherë pas seancës solemne, në Gjilan është inauguruar qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë./Gjilani INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.