Author: admin

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan z. Venhar Salihu së bashku me Sylejmon Qarrolli, i cili ka ushtruar detyrën e administratorit deri parapak ditësh, kanë pritur në takim Administratorin e ri të Gjykatës, Shkëlqim Dushica. Kryetari i gjykatës z. Venhar Salihu, e garantoj z. Dushica se do ta ketë përkrahjen e tij të plotë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive si shef i administratës. Gjithashtu, Kryetari Salihu falënderoj edhe Sylejmon Qarrollin për kryerjen e detyrës së administratorit për më shumë se dy vite. Me 15 janar 2026 në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), është zgjedhur…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përkatësisht Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, me autorizim të Prokurorisë së Shtetit, është duke ndërmarrë veprime fillestare hetimore në drejtim të veprave penale ‘’Ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’ nga neni 256 i KPRK-së dhe ‘’Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave’’ nga neni 257 i KPRK-së, me qëllim të verifikimit të rrethanave të rasteve të dyshuara që ndërlidhen me trajtim shëndetësor të ofruar nga personi Arianit Sllamniku. Në kuadër të këtyre veprimeve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të cilët kanë pranuar shërbime shëndetësore…

Read More

Gjatë vizitës zyrtare në Athinë, delegacioni i Universitetit Publik “Kadri Zeka” (UKZ),Gjilan, i udhëhequr nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, vizitoi Panteion University of Social and Political Sciences. Delegacioni i UKZ-së u mirëprit nga Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, Dr. Eleni Vasileiou, si dhe nga znj. Efi Ntrouva, Shefe e Njësisë për Marrëveshje Ndërinstitucionale dhe Ndërkombëtare. Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në disa…

Read More

Në Athinë të Greqisë, u mbajt takimi hapës “Kick-off Meeting” i projektit Erasmus+ CBHE AGILE, ku Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, është partner aktiv në zbatimin e këtij projekti ndërkombëtar. Në këtë punëtori mori pjesë delegacioni i UKZ-së i udhëhequr nga Rektori, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, së bashku me Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, si dhe Drejtorin e Financave, z. Valon Kllokoqi. Takimi u zhvillua në ambientet e Universitetit Harokopio të Athinës dhe shënoi nisjen zyrtare të projektit AGILE, i cili synon…

Read More

Sot Komunës së Vitisë, i janë kthyer pjesa më e madhe e pajisjeve që më herët ishin vjedhur në shkollat: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, SHFMU “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, si dhe në Shkollën e Mesme Teknike IAAP “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Me këtë rast, drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, e shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve përkatëse, ka pranuar sot pajisjet që më parë ju ishin gjetur personave të dyshuar, pas ftesës nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Viti. Ajo falënderoi Policinë e Kosovës dhe të gjithë personat…

Read More

Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, Prof. Dr. Dukagjin Leka, së bashku me Dekanin e Fakultetit, Prof. Assoc. Dr. Selim Daku, morën pjesë në punëtorinë dyditore të mbajtur javën e kaluar në Universitetin Thomas More në Mechelen, Belgjikë. Punëtoria kishte për qëllim përmirësimin dhe forcimin e ri-aplikimit të projektit BRIDGE2E – Regional HEI–Business Ecosystem for Entrepreneurship & Employability, për të cilin partnerët kishin aplikuar vitin e kaluar dhe nuk ishte fituar për një diferencë shumë të vogël pikësh. Kjo punëtori përfaqëson një hap kyç në procesin e ri-aplikimit të projektit, duke adresuar drejtpërdrejt…

Read More

Faton Bislimi Në politikë nuk ka “të vjetër” dhe “të rinjë” si çështje moshe apo gjenerate. Ka vetëm “mendësi të vjetra” dhe “mendësi të reja”. Fatkeqësisht, jo vetëm LDK, por e gjithë klasa jonë politike vazhdon të vuajë nga një mendësi e vjetër e të bërit politikë: një mendësi që, në vend të reflektimit dhe ridefinimit të rrugës, zgjedh përplasjen e brendshme; në vend të bashkimit, prodhon frikë; në vend të oksigjenit për partinë, e bllokon atë në degët e veta. LDK nuk ka nevojë për luftë të brendshme. LDK ka nevojë për vizion, besim dhe vullnet për ndryshim.…

Read More

“Kosova gati të godas nga ajri 1000+ km larg. Testohet Skifteri K1 nga njeri prej klientëve tanë me saktësi maksimale: Fluturim: 7h 12 mins. Distancë: 1124 km. Payload: 42 kg (armed)”,”, ka bërë me dije, përmes një postimi në profilin e tij, Ridvan Aliu, udhëheqës i Future Minds Academy (FMA). Me ktë rast, ai e ka uruar ekipit e tij, veçanërisht Drejtorin e tij të Lartë të Operacioneve, Muhamet Ajrullahun. Nga ana e tij, Muhamet Ajrullahu ka thënë se tashmë janë faktor kyç në këtë industri dhe kjo është dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit  të tyre. “Potenciali ynë është edhe…

Read More

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, që po organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ka vazhduar tutje rrjedhën e saj me ecjen tradicionale në nderim të të rënëve për liri, organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste ” Gjilani”, nga Komuna e Gjilanit, dhe Klubi Alpin “Dardanët”, nga Komuna e Kamenicës, mbështetur edhe nga klubet tjera bjeshkatare dhe alpine nga trojet shqiptare. Pjesëmarrës të shumtë si dhe shoqëritë bjeshkatare realizuan këtë ecje nderuese e përkujtuese për heronjtë që ka si qëllim ruajtjen e kujtimit dhe vlerësimi të sakrificave…

Read More

Shefqet DIBRANI Nijazi Ramadani, “IMAZHE KOHE”, (Poezi: 1978-2008), botoi Shtëpia Botuese “RRJEDHA”, Gjilan, 2008, faqe 52. ISBN 978-9951-453-05-9 Libri “Imazhe kohe” nga poeti Nijazi Ramadani, është i ndarë në tre cikle poetike: “Dhimbje shpirti”, “Jetë e përmbysur” dhe “Letra kohe”. Këto ndarje ndërtojnë së bashku një strukturë triptiku të vëllimit poetike, vargë i kujtesës, qëndrimit dhe përjetësimit. Këto tri elemente, “kujtesë, qëndrim dhe përjetësim”, përbëhen nga tri faza të një udhëtimi duke nisur nga trauma, për tu përballur me sfidat e jetës, dhe faza frytëdhënëse është reflektimi dhe dashuria. Në këtë kuptim, poezia e Nijazi Ramadanit lexohet si një rrëfim i përshkallëzuar i identitetit nacional,…

Read More