- Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
- Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
- Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
- Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
- Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
- Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
- Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
- Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Author: admin
Shaip Kamberi i cili i prin Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, ka thënë se janë duke vazhduar me hapat e fundit drejt mobilizimit për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Kamberti thotë se sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën e Preshevës. “Me strukturat e PVD në Preshevë për të dakorduar hapat drejt mobilizimit të fundit dhe arritjes së rezultatit të kënaqshëm në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Sigurimi i zërit përfaqësues parlamentar bëhet kuptimplotë kur të fitojmë betejën e përbashkët për sigurimin e stabilitetit politik në komunën…
Erisa Ibrahimi është pedagoge dhe konsulente dizajni për firmat më të njohura italiane, si Dior dhe Gucci, transmeton albinfo.ch. Ajo gjithashtu është zgjedhur në universitetin italian si pedagogia më e mirë. Ajo ka marrë dhe një nismë të veçantë lidhur me kulturën shqiptare, më konkretisht ruajtjen nëpërmjet digjitalizimit të veshjeve popullore tradicionale të vendit tonë. “Unë besoj që Shqipëria ka qenë gjithmonë shumë përpara për pjesën artizanale të veshjeve. Teknikat kanë qenë shumë të veçanta, edhe pse shqiptarët nuk kanë qenë shumë të dalë. Duke parë teknikat si realizohen veshjet tona dhe duke parë gjithçka në mbarë botën, gjithmonë…
Studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe Gjykatën Themelore në Gjilan
Disa studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Albulena Hajdari, Prof. Ass. Dr. Valbone Zeqiraj dhe Mr. Sc. Berat Dermaku kanë vizituar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo vizitë është realizuar në kuadër të aktiviteteve “Dita e Gjykatës së Hapur”, organizuar në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Studentët e Fakultetit Juridik të UKK-së u pritën në vizitë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Safet Hoxha dhe Remzije Istrefi – Peci. Gjatë prezantimit të saj, gjyqtarja Istrefi – Peci foli rreth historikut të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, organizimit…
Edhe 24 orëshi i fundit nuk ka kaluar pa aksidente trafiku në Kosovë, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet. Sipas njoftimeve nga Policia e vendit bëhet e ditur se për peridhën në fjalë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, prej tyre 25 syresh me lëndime trupore, kurse rastet tjera kanë qenë vetëm me pasoja materiale. Ndërkaq, po për të njejtën kohë janë shqiptuar jo më pak se 1 mijë e 462 tiketa gjobitëse për mosrespektim të dispozitave ligjore nga drejtuesit e automjeteve, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vranët. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”, njofton IHMK.
Kuvendi i Vitisë votoi pro vendimit për faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 në shumë prej 50 euro
Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit “Faljen e tatimit në pronë për vitin 2023 për qytetarët e komunës së Vitisë”. Kryesuesi i Kuvendit Bekim Azizi, ka njoftuar rreth procedimit të kërkesës së iniciuar nga grupit i këshilltarëve të VV-së e të mbështetur edhe nga këshilltarë të subjekteve tjera që janë pjesë e Kuvendit, për çka kishin marrëveshje që seanca të mbahet sot. Megjithatë, në fillim të mbledhjes u kërkua që seanca të shtyhet për në ora 15 me arsyetimin që shefat e grupeve të këshilltarëve të Kuvendit, të takohen…
Liridona Ademaj në botën tjetër, Naim Murseli me shokë në burg, po mediat i dhanë fund spekulimeve?!
Musa Sabedini Vrasja mizore dhe e porositur e Liridona Ademajt, shkaktoi traumë mediatike në shoqërinë kosovare, duke shpërfaqur dilema të shumta profesionale dhe mungesë etike. Mediet online me storiet e tyre abuzuan me rastin për të përfituar nga kjo tragjedi klikime, duke shkelur privatësinë dhe duke u marrë me gjëra banale dhe periferike. Media online duhet edhe më shumë të profesionalizohet sepse jemi treguar shumë të mangët në respektimin e kodeve të etikës, duke shkelur mbi parimet bazë të gazetarisë së mirëfilltë dhe të shëndoshë profesionale. Gazetar të rinj, të papërvojë ishin ata që ofruan video e prononcime të…
Pas një vizite në fshatin Karaçevë e Epërme, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se kanë filluar punimet në ujësjellësin e këtij fshati. Gjatë kësaj vizite së bashku me kryeshefin e KRU” Hidromorava” , Ymer Salihu, Kryetari Rahimaj, ka bërë inagurimin e investimit në vlerë prej 450,000 eurosh që përfshin 14km rrjet ujësjellësi. I pari i Komunës, ka thënë se është i lumtur që kanë filluar punimet në ujësjellësin e Karaçevës së Epërme sepse për shumë vite ky fshat ishte një lokalitet i harruar pa ujë e trajtim. /GJILANI INFO/
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Auditimit Social në komunën e Vitisë, nën mbështetjen e BIRN-Kosova në kuadër të projektit DEMOS. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Jeta Xharra, e cila ndër tjerash theksoi se kanë përgatitur një draft raport lidhur me monitorimin e projektit “Renovimi dhe zgjerimi i rrugës Kongresi i Manastirit –Faza e II-të”. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë, do t’i shqyrtojë rekomandimet të dhënë në këtë draft raport dhe do t’i shikojë të gjitha mundësitë që të inkorporohen ato që janë…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtoreshën e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Burbuqe Leka, kanë pritur në takim, bartësit e aktivitetit të USAID-it Kontrata Sociale, Rozafa Ukimeraj, Vjendita Avdiu Musliu, Visar Zekaj, Driton Hoxha. Në këtë takim është diskutuar lidhur me aktivitetin Kontrata Sociale, ku Komuna e Kamenicës do të jetë pjesë e këtij projekti, në mënyrë që qytetarët të përfshihen sa më shumë në procesin e vendimmarrjes. I pari i komunës ka falënderuar të pranishmit për angazhimin e tyre, duke thënë se idetë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes janë tejet të rëndësishme. “Çdo vendim…

