Edhe 24 orëshi i fundit nuk ka kaluar pa aksidente trafiku në Kosovë, por për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk ishte me fatalitet.
Sipas njoftimeve nga Policia e vendit bëhet e ditur se për peridhën në fjalë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, prej tyre 25 syresh me lëndime trupore, kurse rastet tjera kanë qenë vetëm me pasoja materiale.
Ndërkaq, po për të njejtën kohë janë shqiptuar jo më pak se 1 mijë e 462 tiketa gjobitëse për mosrespektim të dispozitave ligjore nga drejtuesit e automjeteve, thuhet nga Policia./GJILANI INFO/