Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me njoftim për vrasjen e djeshme në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku thuhet se i dyshuari, D.T, është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria ka thënë se “dyshohet se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit”.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Poashtu, në njoftim thuhet se prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan.


