Author: admin

Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti, është renditur si shkencëtari më i mirë në UKZ për vitin 2023, sipas AD Scientific Index 2024. Sipas Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti kjo e arritur është falë punës së vazhdueshme të tij dhe falë promovimit të hulumtimeve shkencore që bënë menaxhmenti i UKZ-së Lista e shkencëtarëve më me ndikim në botë është përgatitur gjatë një studim të kryer nga një ekip profesorësh të Universitetit Stanford, që përfshin një renditje prej 7 milionë shkencëtarësh nga e gjithë bota, në të cilën janë të…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e USAID-it, në krye me Vjendita Avdiu Musliun me të cilët u bashkëbisedua rreth programit “Kontrata Sociale”. Gjatë këtij takimi ata kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të këtij projekti, ku objektivi i projektit është fuqizimi i mekanizmave të pjesëmarrjes qytetare në komunë, duke aplikuar një qasje proaktive përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet zyrtareve komunal dhe qytetareve, për të ndikuar që të rritet komunikimi dhe ndërveprimi ndërmjet tyre, për vendimet e përbashkëta me interes për komunitetin. /GJILANI INFO/

Read More

Aksidente trafiku në Kosovë kanë ndodhur edhe në 24 orët e fundit ka bërë me dije Policia e vendit përmes raportit të saj zyrtar. Përderisa në raportin paraprak të policisë njoftohej se kishin ndodhur 63 aksidentë trafiku, në raportin e fundit thuhet se kanë ndodhur 76 raste, që i bie 13 raste më shumë. E mira e gjithë kësaj qëndron në faktin se në asnjërin prej këtyre rasteve nuk kishte aksidentë me fatalitet, porse nuk mundet pa u përmendur 33 rastet me lëndime dhe 43 tjerat me dëme materiale. Gjithashtu në 24 orësin e fundit nga raporti i Policisë…

Read More

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë ka anuluar të gjitha seancat e parapara për këtë javë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.

Read More

Telegram ngushëllimi E nderuara familja Hasani Me pikëllim morëm lajmin e trishtë për ikjen në amshim të më të dashurit tuaj, ish- zyrtarit komunal të asamblesë komunale. Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj. Z. Sali Hasanin do ta kujtojmë gjithmonë me respekt për punën e tij në kuvendin e qytetit tonë. Zoti e mëshiroftë atë dhe juve ua lehtësoftë dhimbjen! Me nderime, Kushtrim Kadriu, Kryetar i Kuvendit Komunal, Gjilan *** Sali Hasani, ish-zyrtar komunal në Gjilan, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 12.12.2023 në vendlindjem…

Read More

Pas një sëmundje të rëndë na la ma i dashuri jonë baba Sali Hasani. Varrimi bëhet me 12.12.2023, në vendlindje Pidiq ora 14:00 me ikindi ka njoftuar vajza e të ndjerit, Kosovare Hasani, përmes profilit të saj ne FCB. Postimi i saj i plote: Pas një sëmundje të rëndë na la ma i dashuri jonë baba Sali Hasani. Varrimi bahet me 12.12.2023 në vendlindje Pidiq ora 14:00 me ikindi. Kurse e pamja fillon me 13.12.2023 në shtëpinë e të ndjerit në Gjilan. Allahu na takoftë në xhehnet inshallah!

Read More

Fehmi Sylejmani Dy skuadrat e futbollit gjilanas, Drita dhe Gjilani, që njihen për nga rivaliteti i  tyre i përbetuar dhe dallimeve të mëdha në shumë sfera, përveç qytetit dhe fushës kanë pas 12 trajnerë të përbashkët, që nga viti 1995 e deri më tash. Nga këta trajnerë, 5 prej tyre kanë qenë të Gjilanit, 3 të tjerë nga Prishtina, një nga Mitrovica, një nga Ferizaj dhe një nga Kosova Lindore, përkatësisht nga Tërnoci- Bujanovc dhe një nga Shkupi –  Maqedonia e Veriut. Trajneri i parë që ka thye tabunë e rivalitetit, respektivisht  kalimin  profesional nga njëra skuadër në tjetrën…

Read More

Celal Mustafa, ish-mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Turke dhe aktivist e drejtues politik, ka ndërruar jetë këtë të hënë, kanë bërë me dije familjarë dhe ish-bashkëpartiakë të tij. Ai me dekada të tëra kishte punuar në Shkollën e Mesme të Ultë “Musa Zajmi”, por edhe në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku kishte ligjëruar lëndën Gjuhë dhe Letërsi Turke. Njoftimi për vdekjen  e tij është dhënë nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ku është thënë: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e mësuesit tonë të vyer Celal Mustafa, i cili i shërbeu shoqërisë së madhe turke dhe ishte anëtar i…

Read More

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuan një pritje për profesoreshën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Hyrmyze Shkodra, e cila pas mbi katër dekada punë në arsim, është pensionuar ditë më parë. Pas kësaj pritje, kryetari Alban Hyseni, ka shkruar në profilin e tij: Pas kontributit në më shumë se katër dekada dhe arsimimit të dhjetëra brezave me radhë, me rastin e pensionimit, në shenjë falënderimi për përkushtimin dhe angazhimin e saj të pakursyer, bashkë me klasorët e gjimnazit organizuam një pritje për profesoreshën tonë, Hyrmyze Shkodra. Jemi të lumtur që kishim fatin të arsimoheshim…

Read More

Me ftesë të Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, në cilësinë e panelistes mori pjesë në: “Sesionin informues mbi çështjet e sigurisë për të rinjtë shqiptarë dhe serbë të Kosovës që jetojnë në rajonin e Gjilanit”. Pjesëmarës ishin të rinjët nga Komuna e Kamenicës, Gjilanit, Ranillugut, Kllokotit dhe Parteshit, Koordinatori i NJKDNJ-së, Gjilan, Ardian Foniqi, Përfaqësuesja e GGK, Azemine Maliqi, përfaqësues të Organizatave Rinore, Këshillat e Veprimit Rinor Lokal. Paneliste në këtë takim ishte edhe Mediana Bislimi, e cila i njoftoj të rinjët rreth masave parandaluese të dukurive negative. Ndërsa, Koordinatorja…

Read More