Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
  • Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës
  • Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
  • Ambasadorja e Izraelit viziton Spitalin e Gjilanit, diskutohet krijimi i një salle lojërash për fëmijët
  • Viti: KPF-ja shqyrtoi projektbuxhetit për vitet 2027–2029
  • Drejtori Cana: Jemi kah finalizimi i punimeve në infrastrukturën e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit
  • Komuna e Vitisë dhe DHTIK zhvillojnë takim me komunitetin e biznesit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shpallet konkursi për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj
Lajme Qendrore

Shpallet konkursi për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj

adminBy adminJanuary 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Hapet thirrja publike për nominimin e kandidatëve për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokuroial dhe shpallet konkursi për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi, Jetish Maloku, ka mbajtur Takimin e 240-të me radhë, me ç’rast janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

KPK, fillimisht, pas trajtimit dhe diskutimeve të zhvilluara në takimin e sotëm, miratoi Raportin për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën korrik-shtator 2023 dhe aprovoi kërkesën e prokurorit Shpëtim Peci për transferimin e tij nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë nga data 1 mars 2024, si dhe aprovoi dorëheqjen e prokurores Slavica Popovic nga Prokuroria Themelore në Gjilan, për të cilën mori vendim që ta dërgojë propozimin tek Presidentja e vendit për lirim nga detyra.

Këshilli, pas miratimit të propozimeve të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, caktoi zëvendëskryeprokurorët si në vijim: prokurorin Valdet Gashi në Prokurorinë Speciale, prokuroren Elza Bajrami në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe prokurorin Sadri Alija në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, si dhe caktoi udhëheqësit e departamenteve në Prokurorinë Speciale, si në vijim: prokurorin Ilir Morina, udhëheqës të Departamentit për Krime Lufte, prokurorin Afrim Shefkiu, udhëheqës të Departamentit për Terrorizëm dhe prokurorin Valdet Gashi, udhëheqës të Departamentit për Korrupsion dhe Krim Financiar, kurse caktimi i udhëheqësit të Departamentit për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është shtyrë gjersa të përfundojë procedura për avancim në Prokurorinë Speciale.

KPK trajtoi edhe Analizën e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe Komisionit për Administrimin e Prokurorive për hapjen e konkursit për prokurorë të shtetit, me ç’rast mori vendim për hapjen e konkursit për rekrutimin e 28 prokurorëve të rinj nga data 22 janar 2024 dhe themeloi Komisionin për Rekrutimin e Prokurorëve dhe Komisionin për Rishqyrtim të Ankesave.

Një ndër vendimet e sotme të KPK-së ishte edhe hapja e thirrjes publike për paraqitjen e nominimeve për kandidatët për pozitën e Kryesuesit dhe Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, afati i dorëzimit të të cilave do të fillojë nga 16 janari 2024 dhe do të jetë e hapur tre ditë.

KPK trajtoi edhe dy raporte të Komisionit për Vlerësimin e Performancës për vlerësimin e performancës  dhe kundërshtimin e paraqitur nga një prokuror, si dhe

mbajti në përfundim të takimit një seancë dëgjimore disiplinore për rastin e një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kurse vendimi do të nxjerrët siç parashihet me Ligj, thuhet në njofitm./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026

Moti sot

August 19, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

By adminSeptember 16, 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin e Arsimit Selami Klaiqi,…

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

September 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria

September 16, 2026

Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve

September 16, 2026

Tre fishekë konfiskohen gjatë kontrollit të një automjeti në Hodonoc të Kamenicës

September 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.