Author: admin

Doruntina Hasani, drejtoreshë e derisotme e Drejtorisë Komunale për Administratë të Përgjithshme, tani e tutje  do të jetë në krye të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS). Ajo e ka bërë vet të ditur këtë ndryshim në udhëheqje të një drejtorie komunale përmes një postimi në profilin e saj. Ja postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, Pas pothuajse dy vitesh e angazhuar në udhëheqjen e Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme, ju njoftoj se nga sot kam filluar të ushtroj detyrën e Drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Falënderoj Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për besimin dhe…

Read More

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Republikës së Kosovës realizoi vizitë në Komunën e Gjilanit. Komisioni u takua me kryetarin Alban Hyseni, zëvendëskryetarin Kadir Huseyin, anëtarin e Këshillit Komunal të KDTP-së, Vehbi Ramadani dhe me këshilltarin e Komitetit për komuniteteve, Emrah Ismail. Anëtarët e Komisionit gjatë takimit diskutuan lidhur me gjendjen aktuale të mirëqenies sociale, ekonomike, çështjen e arsimit, projektin infrastrukturor, zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve, impelmentimin e kuotës dhe përfaqësimin e nënpunësve civilë të komunitetit pakicë në Komunën e Gjilanit. Kryetari i Komunës Alban Hyseni, diskutoi lidhur me linjën e…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Komunës së Gjilanit, në mbledhjen e sotme, nën drejtimin e Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, i ka dhënë mbështetje rekomandimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për lirimin e bizneseve nga taka komunale për vitin 2023. Siç u tha, lirimi i bizneseve nga taksa komunale, në këtë kohë të krizës globale, e cila ka përfshirë edhe vendin tonë, do të ndikojë në përballimin e situatës së krijuar dhe përmirësimin e klimës në ekonominë lokale. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik vlerëson se kriza ka paralizuar sektorët jetikë të ekonomisë, si transportin, ndërtimin, shërbimet në fushën…

Read More

Ndeshja e mbetur e xhiros së 3-të mes FC Drita dhe FC Ballkani do të zhvillohet nesër e mërkure, ora 13:00. Kryetrajneri, Zekirija Ramadani dhe kapiteni i Dritës, Rron Broja dhanë deklaratat e tyre mbi përgatitjet dhe pritshmëritë e këtij takimi. Trajneri Ramadani thekson se takohen dy skuadrat më të mira në Superligë, por FC Drita ende nuk e ka ngritur flamurin e bardhë. “Është një derbi direkt për objektivat që kanë dy skuadrat edhe pse FC Ballkani është në avantazh me pikë, ne ende nuk e kemi ngritur flamurin e bardhë dhe qind për qind do e japim…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.  /GJILANI INFO/

Read More

Sot në Budrikë të Vitisë, është bërë inaugurimi i parkut industrial, ku prerjen e shiritit e bëri kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Rozeta Hajdari. Gjatë kësaj ceremonie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se parku industrial i ndërtuar në Budrikë të Vitisë, do të jep një kontribut të çmuar për zhvillim ekonomik dhe rajonal duke përmendur se këtu janë bërë investime kapitale prej 1,7 milion euro dhe se parku në fjalë, ka një hapësirë prej 15,5ha. Ai tha se ky projekt, do të mbështes investimet…

Read More

Disa studentë të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, nën udhëheqjen e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe Prorektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka, po qëndrojnë për një vizitë studimore një javore në Universitetin PH Zug të Zvicrës. Studentë të UKZ që po vijojnë javën e shkëmbimit në PH Zug, janë pritur nga studentët e PH Zug dhe janë vendosur nëpër familjet e studentëve zviceran, të cilët vetëm dy muaj më parë kanë pritur në Gjilan kolegët e tyre-studentët nga PH Zug. Në vizitën e tyre studimore, studentët e Universitetit tonë të shoqëruar…

Read More

Komuna e Vitisë përfituese e një pilot projekti nga fondacioni gjerman për mjedis rreth përdorimit të qëndrueshëm të mbeturinave organike në Kosovë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues i komunës Kirchhain-it me të cilën komuna e Vitisë ka marrëveshje të binjakëzimit. Gjatë këtij takimi u bë me dije se dy komunat janë përfituese e një projekti nga fondacioni gjerman për mjedis për përdorimin e qëndrueshëm të mbeturinave organike ku Vitia do të jetë komuna e parë pilote…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”, ku morën pjesë fermerë, prodhues e përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se ky është një takim kulmues i vitit sa i përket rendimentit që e marrim nga toka. Ai tha se me 1.5 milion për vitin 2023, Komuna ka arritur ta ketë një buxhet vetëm në sektorin e bujqësisë, si asnjëherë më parë në 23 vitet e fundit.   “Komuna e Gjilanit për këtë vit është munduar që t’i kushtojë rëndësi të veçantë sektorit të bujqësisë. Nga një…

Read More