Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vitia e shpalli “Qytetar Nderi” ish ambasadorin William Walker
Lajme Lokale

Vitia e shpalli “Qytetar Nderi” ish ambasadorin William Walker

adminBy adminJanuary 13, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi Komunal i Vitisë, me nismën e kryetarit të komunës Sokol Haliti, e ka shpallur sot “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin e OSBE-së dhe diplomatin amerikan, z. William Walker. Ky titull ju dha atij në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Vitisë. Gjithashtu u bë edhe zbulimi i bustit të z. Walker dhe ju dha atij edhe çelësi i qytetit.

Me këtë rast kryetari Haliti, ka folur edhe për kontributin dhe personalitetin e z. Walker.

“Ambasadori William Walker është një figurë e shquar që ka lënë një ndikim thelbësor në zhvillimet dhe transformimet në Kosovë gjatë periudhës së tij të shërbimit. Me një karrierë të pasur diplomatike dhe një përkushtim të veçantë ndaj çështjeve të Ballkanit dhe të drejtave të njeriut, Ambasadori Walker ka qenë një udhëheqës i shquar dhe një ndihmës i palodhur në rrugën drejt paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të ndërlikuar”, u shpreh kryetari Haliti.

Ai tha se një nga kontributet më të rëndësishme të Ambasadorit Walker, ishte monitorimi i ngjarjeve dhe situatës në terren duke theksuar se ai luajti një rol kyç në raportimin e objektivave për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ngjarjet e ndryshme që ndodhën gjatë kohës së luftës. Kryetari Haliti, tha se kjo ndihmoi në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe mbështetjen për veprime konkrete për të adresuar krizën humanitare në Kosovë.

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi  ndër tjerash tha se ai ndihet i nderuar që sot drejton këtë seancë ku me nismën e kryetarit Haliti do të bëhet shpallja qytetar nderi i një njeriu siç është ambasadori William Walker. Ai shtoj se z. Walker do të mbahet mend në veçanti në rastin kur ka vizituar masakrën e Reçakut, për deklaratën tij që ka dhënë asokohe që sipas Azizit ka pasur një rëndësi të veçantë për vendin. Ai tha z. Walker vazhdoi punën e tij gjithmonë në ndihmë për Kosovën edhe pas luftës, duke thënë se ai në Kosovë kishte ardhur si ambasador i SHBA-së në misionin e OSBE-së  dhe mbeti ambasador i përjetshëm i Kosovës gjithkund.

Kurse ambasadori Wiliam Walker, fillimisht tha se ai ndihet  i nderuar për respektin që ju bëhet në Kosovë, duke potencuar se ai viziton Kosovën çdo vit, në veçanti Reçakun dhe kompleksin e familjes Jashari. Ai shtoi se Kosova ka arritur një progres të madh të zhvillimit në një kohë të shkurtër. Ai tha se vjen në Kosovë pasi që është i dashuruar në këtë vend, duke falënderuar të gjithë ata që e respektojnë atë.

Ndërkaq, në seancë solemne nga një fjalë rasti kanë mbajtur edhe shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuar në këtë Kuvend si : Ali Bajrami (LDK),  Jakup Demiri (LVV) dhe Taulant Haxhiu (PDK). Në këtë seancë të gjithë këshilltarët e pranishëm ishin pro propozim vendimit për shpalljen e z. Walker qytetar nderi i Vitisë. Me këtë rast në fund të seancën kryesuesi Azizi ja dha atij  vendimin e shpalljes së qytetarë nderi kurse kryetari Haliti çelësin e qytetit. Me pas ata bënë edhe zbulimin e bustit të z. William Walker, ku  të pranishëm ishin shumë mysafir në mesin  e tyre edhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në Kosovë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

By adminAugust 29, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Lufta moderne nuk fillon domosdoshmërisht me tanke, raketa apo shpallje lufte.…

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Lufta hibride në Ballkan: fronti që nuk shpall luftë

August 29, 2026

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.