Author: admin

Shqiptarja Arta Kallaba është regjisore e filmave të suksesshëm dhe dizajnere e modës shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ajo është themeluesen e markës ikonike të modës Arta Kallaba-New York, e njohur për thurjen e saj moderne të punuara me dorë, duke ndërthurur traditat kulturore dhe artizanale me trendet dhe thjeshtësinë moderne. Regjisorja shqiptare, Arta Kallaba, prej kohësh jeton në Nju-Jork. Kujtojmë se filmi me metrazh të shkurtër “Butterfly”, regjisore e të cilit është Arta Kallaba, është nominuar në tri festivale dhe gjithashtu është vlerësuar me çmime. /Albinfo.ch

Read More

Qytetarët e Kosovës jo nga të gjitha bizneset marrin “kusurin e imtë” pas blerjes që bëjnë, për të mos thënë se një numër i madh i bizneseve as që marrin mundin për t’i kthyer 1 dhe 2 centë. Por, në të shumtën e rasteve as qytetarët nuk i kërkojnë, ndonëse nga moskthimi i 1 dhe 2 centëve fitimi i kompanive konsiderohet të jetë i madh. Po ashtu përgjatë periudhës së fundit nuk është vërejtur ndonjë kampanjë nga BQK apo institucionet tjera të cilat do të vetëdijesoni qytetarët që t’i kërkojnë paratë e tyre, edhe pse në pyetje janë centët.…

Read More

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, së bashku me Udhëheqësin e komponentës së projektit DEMOS që merret me auditim social, Drilon Shala, dhe Drejtorët Uran Berisha, Zotrim Kastrati, Ardita Dërmaku, kanë mbajtur një takim me qytetarë të Kamenicës, pjesëmarrës në auditim social. Në këtë takim është diskutuar rreth të gjeturave të procesit të auditimit social, në kuadër të platformës CiviKos, e cila ka për qëllim auditimin e disa projekteve që janë në realizim në disa komuna, ku procesi i auditimit është bërë nga qytetarët. Ndër të tjera në takim është diskutuar faza përfundimtare, të gjeturat dhe përvoja e…

Read More

Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan shpërndau 3570 fidane të arrës me të cilat do të ngriten edhe 15 hektarë sipërfaqe të reja me arra. Nga ky projekt përfituan 29 fermerë të cilët, me këtë rast, u këshilluan nga ekspertët e Drejtorisë, për mënyrën e mbjelljes së fidaneve, plehërimin dhe krasitjen e tyre. Këta fermerë, do të monitorohen dhe përcillen, nga ekspertët e Drejtorisë për Bujqësi, me këshilla praktike profesionale gjatë gjithë kohës, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale. Sipas njoftimit të drejtorisë, këto fidane janë të varieteteve shumë rentabile, me fruta cilësorë dhe shumë…

Read More

Komuna e Kamenicës dhe Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, kanë arritur të bëjnë me shtëpi të reja pesë familje. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Halil Kastrati nga Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit, kanë dhuruar çelsat e shtëpive për tri familje, ndërsa kanë filluar punimet edhe për dy shtëpi për dy familje tjera. Ndërtimi i këtyre shtëpive është bërë si rezultat i  memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”. /GJILANI INFO/

Read More

“Punimet në rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Vitisë po vazhdojnë me intensitet të shtuar, sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë. Sot ka filluar ta asfaltohet edhe pjesa tjetër e rrugës në dalje të qytetit të Vitisë, deri në hyrje të fshatit Drobesh. Kryetari i komunës, Sokol Haliti, me bashkëpunëtorë, kanë parë nga afër punimet që janë duke u kryer në këtë rrugë. Aty ata janë mirëpritur edhe nga banorët dhe disa përfaqësues të bizneseve që jetojnë dhe punojnë përgjatë kësaj rruge duke e mirëpritur këtë projekt, thuhet në njoftim. /GJILANI INFO/

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, z.v.Komandanti i Policisë në Kamenicë, Besim Kryeziu, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Informatë nga Policia për gjendjen sigurisë në Komunë; 3.Fushatë 16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës në Bazë Gjinore; 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbedhja e kaluar, fjala iu dha zv.Komandantit të Policisë, Besim Kryeziu, i cili tha se…

Read More

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (UKZ) Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku,  ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më  Bankën Për Biznes (BPB). Me këtë marrëveshje, të dy institucionet janë pajtuar që Banka të ofrojë mundësi të praktikës dhe angazhimit për studentët më saktësisht mundësi për tu bërë pjesë e programit  Junior, kurse Universiteti të ofrojë rekomandime për studentët e dalluar dhe mundësi që banka të mbajë sesione informuese rreth punës praktike. Palët janë pajtuar që objekti i kësaj marrëveshje mund të zgjerohet edhe në forma të tjera të bashkëpunimit. Me këtë rast është nënshkruar shtojcë e veçantë e…

Read More