Author: admin

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku, ka pritur në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjilan, Nënkolonel Arben Avdyli, i shoqëruar nga ekipi i tij. Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërinstitucional, me fokus të veçantë në forcimin e marrëdhënieve mes institucionit të arsimit të lartë dhe institucioneve të sigurisë së vendit. Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e rolit që FSK-ja ka në shoqërinë kosovare, jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.12.2025 – 25.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë (1397) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: -Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, -Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e shtatë (27) ngasës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë…

Read More

Dobëçani është modeli më i mirë i organizimit, bashkë me shoqatën e bashkatdhetarëve 17 Shkurti me seli në Zvicër. Qëllimi ynë i përbashkët është për t’i afruar njerëzit, e jo për t’i përçarë. Ne e respektojmë veprimtarin maksimalisht, por i kemi hapur derën të rinjve në logjikën ku gratë vendosin e burrat implementojnë, ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë. Faleminderit deri në përulje këtij fshati dhe shoqatës, bashkë me Bukovikun, për përkrahjen e jashtëzakonshme sonte dhe këtë besim do t’ua kthejmë duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore. Mbi të gjitha, këto zgjedhje duhet t’i japin…

Read More

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan  Mërgimtarët janë zemra e këtij vendi dhe me ardhjen e tyre Gjilani po merr një energji të re dhe gjallëri. Kandidatët tanë për deputetë u takuan në konakun e Arsim Hashanit në Verbicë të Kmetovcit, ku u zhvillua një bashkëbisedim i hapur për çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. U diskutua për shtesat për fëmijë, të cilat nga 10 euro do të rriten në 90 euro, si dhe për investimet e realizuara nga Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili tashmë ka lidhur këtë fshat me fshatin Malishevë, duke përmirësuar ndjeshëm qasjen dhe jetën…

Read More

Jemi të impresionuar me mbështetjen rekorde të Përlepnicës së Zija Shemsiut e Xhavit Ahmetit, bashkë me Shillovën e Muhaxherëve, Kmetocin dhe Verbicën e Kmetocit. Në këtë tubim, jemi falënderues edhe ndaj të gjithë atyre aktivistëve e veprimtarëve prezentë të Përlepnicës dhe fshatrave përreth, me një pjesë e të cilëve në vitet 90-ta kemi punuar bashkë, duke e bukën dhe kuletën me ata që kishin nevojë, për dallim prej qeverisë në largim që i futi krahēt thellë në magjen e popullit. Këtë besim të madh do t’ua kthejmë veç me punë, duke qenë gardianë të projekteve zhvillimore të këtyre fshatrave,…

Read More

“Mirënjohje e falënderim deri në përulje mërgimtarëve tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë shtylla kryesore e mirëqenies në familjet tona. Kontributi i tyre për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, është i pamatshëm”, thotë Lutfi Haziri, kandidati i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Postimi I plotë: Mirënjohje e falënderim deri në përulje mërgimtarëve tanë, të cilët kanë qenë gjithmonë shtylla kryesore e mirëqenies në familjet tona. Kontributi i tyre për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, është i pamatshëm. Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta…

Read More

Lëvizja VETËVENDOSJE – Gjilan Mbrëmë u takuam me të rejat dhe të rinjtë e qytetit, së bashku me Kryetarin e Komunës z. Alban Hyseni dhe kandidatët për deputet. Rinia është pasuria më e madhe e vendit dhe për këtë pjesë të shoqërisë jemi kujdesur që, në mandatin e parë, shkollimin universitar ta bëjmë pa pagesë. Përveç kësaj, Qeveria Kurti ka sjellë politika konkrete për rininë, duke krijuar më shumë mundësi për punësimin e parë, praktikat profesionale dhe aftësimin e tyre në tregun e punës. Programi Superpuna ka qenë një mbështetje e drejtpërdrejtë për të rinjtë, duke lehtësuar punësimin dhe…

Read More

Policia e vendit ka njoftuar sot për 106 aksidente që kanë ndodhur gjatë 24 orëve në gjithë teritorin e Kosovës, e që sipas sajë në 46 prej rasteve kishte lëndime , kurse në 60 rastet tjera vetëm dëme materiale. Gjithashtu ka njoftuar edhe për shqiptimin e 2 mijë e 210 tiketave gjobitëse për kundërvajtësit në trafik për të njëjtën periudhë kohore. Po ashtu është bërë me dije edhe arrestimi i 26 personave, dërgimin I 11 personave tjerë në mbajtje dhe dergimin e një  personi në  vuajtje të dënimit,, gjatë të njejtës periudhë  kohore./Gjilani INFO/

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”. I njëjti ishte në kërkim policor për vjedhje të një veture gjatë verëes së këtij viti në Gjermani. Sipas autoriteteve zyrtare policore, bëhet e ditur se vetura e vjedhur është sekuestruar. Ndërkaq për personin e dyshuar nga Gjilani, thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More