Author: admin

Në prag të 17 Shkurtit , Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu”, Gjilan, kanë nisur përgatitjet për zbukurimin e qytetit me flamuj shtetërorë. Vendosja e flamujve në hapësirat publike është një simbol respekti, krenarie dhe mirënjohjeje për sakrificën dhe rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë dhe shtetndërtimit. Me përkushtim dhe përgjegjësi, po kontribuojmë që qyteti ynë të marrë pamjen festive që i takon kësaj dite të shënuar”, thuhet në njoftimin e NPL “Tregu”, Gjilan. /Gjilani INFO/

Read More

Në prezantimin e raportit “Fuqizimi i kapaciteteve të komunave për angazhimin e diasporës në Kosovë”, i realizuar nga Instituti GAP me mbështetjen e GIZ në emër të Qeverisë së Gjermanisë, Komuna e Gjilanit, është vlerësuar pozitivisht në fuqizimin e kapaciteteve për angazhimin e diasporës në Kosovë. Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë folur lidhur me kapacitetet e institucionit për angazhimin e diasporës, përfshirë ofrimin e shërbimeve, rëndësinë e një përfshirjeje më të madhe të diasporës, si dhe mekanizmat dhe shkallën e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal në këtë fushë. Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, thanë se gjetjet dhe…

Read More

Sot parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje shiu, ndërsa gjatë ditës moti do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar. Në mbrëmje pritet intensifikim gradual i reshjeve me karakter lokal. Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-46 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Read More

Në tërë teritorin e Kosovës, gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, kanë ndodhur 54 aksidente trafiku, prej tyre: 21 me lëndime dhe 33 me dëme materiale,- është bërë me dije sot, nga autoritetet policore të vendit tonë. Ndërkaq, për të njejtin rreth kohor, janë shqiptuar 2 mijë e 619 tiketa gjobitëse ndaj pjesëmarrësve në trafik rrugor për veprime kundërvajtëse, janë arrestuar 15 persona si dhe 8 persona tjerë janë dërguar në  mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Policia ka njoftuar sot se është raportuar një rast kanosje në Novobërdë, ngjarje kjo e cila thuhet se ka ndodhur të merkurën e kësaj jave. Fjala është për një femër e cila është kanosur nga një person i dyshuar, rast ky i cili është cilësuar nga policia si dhunë në familje. Sipas policisë, merret vesh se e njejta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedure të rregulltë./Gjilani INFO/

Read More

Edhe 22 aksidente trafiku me lëndime dhe 27 të tjera me dëme materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, kanë njoftuar sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës. Sipas tyre, brenda të njejtës ditë janë shqiptuar edhe 2 mijë e 486 tiketa gjobitëse për pjesëmarrësit në trafik për mosrespektim të ligjit dhe rregullave në trafik. Ndërkaq, po për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 45 persona, 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit, bëhet e ditur nga raporti ditor i Policisë së Kosovës./Gjilani INFO/

Read More

Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta, me ndonjë interval kohor me diell në disa lokalitete, ndërsa herë pas here priten edhe reshje lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, me shpejtësi prej 15-37 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C.

Read More

Policia ka ndaluar një person të dyshuar në Viti në një pikë kontrolli me ç rast në veturën e tij ka gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie me 4 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti shkon në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/

Read More