Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Lajme Lokale

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

adminBy adminMarch 2, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Viti, sot është shënuar Dita e Shkollës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, njëkohësisht edhe 53-vjetori i pavarësimit të këtij institucioni arsimor, përvjetor ky që lidhet me vitin shkollor 1972–1973, kur gjimnazi u nda nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Manifestimi u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të arsimit, personaliteteve nga jeta publike dhe institucionale, profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të shumtë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për komunitetin dhe arsimin në përgjithësi.

Ai u shpreh se është nder i veçantë që, në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve, të urojë këtë përvjetor që lidhet simbolikisht edhe me Besëlidhja e Lezhës, një moment kyç në historinë shqiptare që shënon bashkimin politik të trojeve shqiptare.

Haliti vuri theks të veçantë edhe te përurimi i projektit për renovimin dhe modernizimin e plotë të objektit të gjimnazit.

“Ky përvjetor merr peshë të veçantë sepse shënon përurimin e investimeve të rëndësishme në renovimin dhe modernizimin e këtij institucioni, falë mbështetjes konkrete të Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

Ai falënderoi Bashkimi Evropian për këtë investim domethënës në sektorin e arsimit, si dhe Zyrën Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë, përfaqësuar nga Hubert Perr, dhe koordinatoren e projektit, Besime Kajtazi, për profesionalizmin dhe bashkëpunimin institucional në realizimin e projektit.

Sipas tij, ky projekt ka krijuar kushte dukshëm më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim.

Në fund, kryetari Haliti theksoi se përmirësimi i cilësisë në arsim mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes komunale, me fokus të veçantë në investime që sigurojnë ambiente sa më të përshtatshme për zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinj.
Një fjalë rasti e mbajti edhe drejtori i Zyrës evropiane në Kosovë Hubert Perr, I cili tha se është ky një rast i mirë sot, që të kemi një objekt të renovuar në ditën e shënimit të shkollës.

Është me rëndësi të kemi ambiente të mira për të mësuar dhe kjo është arsyeja pse BE ka investuar mbi 1 milion euro për renovim e kësaj shkolle. Për historikun e shkollës, foli drejtori i Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” Mujë Tafa, i cili mes tjerash edhe përmendi të arriturat e saj ndër vite.

Gjithashtu në fund, u zbulua edhe pllaka memorialë me emrin e Selim Musliu-Pavaresuesit të Gjimnazit, ish drejtorit të parë të kësaj shkolle, që kur u pavarësua në vitin 1072-73./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.