Author: admin

Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 15-35 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 12°C

Read More

Është arrestuar një person i dyshuar në Kllokot, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht katër persona, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor Rasti është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë. I njejti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit publik “Kadri Zeka”, duke hapur mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional të nxënësve. Ky partneritet synon ndërtimin e një komunikimi të qëndrueshëm institucional, përmes të cilit nxënësit do të përfitojnë nga trajnime, aktivitete praktike, diskutime profesionale dhe projekte të përbashkëta. Marrëveshja gjithashtu parasheh promovimin e programeve studimore të Fakultetit dhe mbështetjen e nxënësve në procesin e tranzicionit drejt studimeve universitare. Gjatë takimit zyrtar, Dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve me shkollat profesionale, duke theksuar se…

Read More

Të hënën që vjen, më 16 shkurt 2026, në Hotel „Astoria“ me fillim në ora 18 do të promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025) i autorit Enver Sadiku. Në këtë monografi janë të përfshira të gjitha kryendeshjet në mes të dy ekipeve gjilanase nga derbi i parë më 1995 e deri te më i fundit i luajtur në dhjetor 2025./Gjilani INFO/

Read More

Albinë IDRIZI (Pak për poezinë e Sherafedin Kadriut që vjen nën titullin KUR VDESIN NGJYRAT, edituar nga sh.b “Beqir Musliu”, 2025) Para pak ditësh më ra në dorë përmbledhja me poezi KUR VDESIN NGJYRAT e autorit gjilanas Sherafedin Kadriu. Një titull ky tronditës që në lexim të parë për të marrë trandjen e plotë nga vetë shpjegimi i autorit për dhembjen e pashmangshme që i solli sëmundja, në faqen e parë si kallzim jashtëletrar (siç e quan ai), sikur t’u kërkonte ndjesë lexuesve për trishtimin ndërhyrës të padashur (e ndjejmë), por të domosdoshëm për një libër me përmbajtje të tillë…

Read More

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të palestrës së sportit “Bashkim Selishta”. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky është një investim me vlerë 2.7 milionë euro, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit. “Ky projekt do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rejat dhe të rinjtë e komunës tonë, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitet sportiv, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se investimet në sport mbeten ndër prioritetet tona kryesore edhe në…

Read More

Nxënësi I paraleles XI-7 në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, Erdi Mustafa është renditur I dyti në Garat Shtetërore të Fizikës për vitin 2026, andaj ai është pritur nga drejtori I shkollës, Bekim Mustafa, bashkë me zëvendësdrejtorin Agim Asllani dhe profesorin e fizikës, Arben Duraku. Drejtori Bekim Mustafa e ka përgëzuar nxënësin Erdi Mustafa për suksesin e arritur dhe I ka dëshiruar suksese edhe në garat vijuese. Siç ka theksuar drejtori Mustafa, nxënësit e mirë gjithmonë do të jenë në përkrahje të shkollës dhe ka shtuar se nga Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” gjithmonë ka patur nxënës që kanë shkëlqyer në…

Read More

Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm në afrimin e arsimit të mesëm me atë universitar. Kjo marrëveshje do të fokusohet kryesisht në orientimin e hershëm akademik të nxënësve maturantë, informimin e tyre rreth programeve studimore dhe përfshirjen në aktivitete edukative të organizuara nga Fakulteti. Përmes këtij bashkëpunimi synohet që nxënësit të kenë një pasqyrë më të qartë për mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, gjatë takimit me drejtuesit e gjimnazit,…

Read More

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Selami Klaiqi, ka nisur vizitat në terren pas marrjes së mandatit. Vizitën e tij të parë e realizoi në ShFMU “Skënderbeu” në Hogosht përkatësisht në paralelen e ndarë në Kopërnicë. Gjatë kësaj vizite ai u takua me drejtorin e shkollës dhe me mësimdhënësit me të cilët diskutoi për sfidat aktuale, prioritetet dhe përmirësimin e cilësisë në arsim. Kujtojmë se Drejtori Klaiqi ka udhëhequr Gjimnazin “Ismail Qemali” për katër vite. Ai është shprehur i përkushtuar që në detyrën e tij të re të vazhdojë projektet ekzistuese në arsim, dhe të iniciojë projekte të tjera inovative…

Read More