Author: admin

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit të Drejtorëve për vitin 2024, në të cilën u diskutua rreth të arriturave gjatë vitit që lëmë pas, për planet e punës së veprimit të drejtorive komunale dhe projekteve për këtë vit. Në këtë takim, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, fillimisht ka falënderuar drejtorët për punën dhe përkushtimin në realizimin e punëve gjatë vitit 2023, ndërkohë i ka uruar shëndet dhe rikthim sa më të shpejt drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Naim Pira, që gjendet jashtë vendit për shërim. Kryetari Haliti gjithashtu ka kërkuar nga drejtorët që…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’, Një (1) aktakuzë kundër  tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’./GJILANI INFO/

Read More

Pas një pune mbi katër dekada në arsimin gjilanas, është pensionuar Nexhat H. Rexha profesori i gjeografisë në Gjimnazin Shoqror “Zenel Hajdini”, Përkushtimi i shkollës: Gjimnazi “Zenel Hajdini” Gjilan Me përkushtim të plotë në përmbushje të misionit të mësimdhënësit. Prefesorit të nderuar, Nexhat H. Rexha. I nderuar Profesor! Me rastin e datëlindjes suaj, ne si kolektiv i shkollës, ju urojmë shëndet të plotë. Ju i nderuari profesor, për më shumë se 4 dekada, me përkushtim të lartë arritët të plotësonit në mënyrë të shkëlqyeshme misionin tuaj në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave, të cilët më së miri i dijnë dhe…

Read More

Arbenita Sopi Haziri, nga sot e tutje do të jetë në krye të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme (DAP), në Gjilan. Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në profilin e saj, “Përvojën e gjatë e të çmuar, për 18 vite angazhim dinamik në subjektin e vlerave, në Lëvizjen e popullit, do të përpiqem me përkushtimin më të madh, ndershmëri e angazhim të sinqertë, ta bartë në shërbim ndaj të gjithë qytetarëve të komunës sonë”, ka shkruar Arbenita Sopi Haziri. Ja postimi i saj i plotë: Të dashur qytetarë, Nga sot ngarkohem me detyrë të…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit “Eagle KS” në Pozheran të Vitisë. Me këtë rast, ai e ka përgëzuar pronarin e kësaj fabrike, Nejaz Selimin, i cili përveç që ka punësuar 25 puntorë ku kryesisht janë femra, me prodhimin e uniformave të punës, ka arritur që produktet e saj nga tekstili, ti eksportoj edhe jashtë vendit. Përndryshe, ky biznes që është investim nga mërgimtari Nejaz Selimi nga komuna e Vitisë, me qëllim të plotësimit të kërkesave të shumta të uniformave edhe nga jashtë vendit, është duke kërkuar edhe punëtorë të rinj. /GJILANI…

Read More

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan  Njoftim për konsumatorët e lagjes Bojanina, rr. Xhevat Ajvazi, Gjilan. Të nderuar konsumatorë, Ju njoftojmë që për shkak të një defekti që është shkaktuar në gypin kryesorë të ujësjellësit, konsumatorët në rr. Xhevat Ajvazi nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm deri në sanimin e defektit. Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi dhe vështirësi të shkaktuar nga kjo situatë e padëshiruar edhe për ne. Për çdo informatë shtesë, ju lutemi të na kontaktoni në linjën e kujdesit ndaj klientëve: Kujdestaria:044719813

Read More

“Kosovarët nuk kanë arsye për të festuar liberalizimin e vizave, sepse liberalizimi nuk është dhuratë, por meritë, pas përmbushjes së shumë reformave dhe plotësimit të shumë kritereve” Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në një intervistë ekskluzive për albinfo.at ka folur për liberalizimin e vizave, pengesat dhe pritjet e gjata që kosovarët hasën gjatë këtij rrugëtimi deri në finalizimin e kësaj çështjeje. Ai thotë se kosovarët nuk kanë arsye për të festuar liberalizimin e vizave, sepse sipas tij, liberalizimi nuk është dhuratë, por meritë duke përmbushur shumë reforma dhe plotësuar shumë kritere. Tutje, Mandl flet edhe për dialogun mes Kosovës dhe…

Read More

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023: Ajo la Margo Robbie në vendin e 90-të Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës në disa akse rrugore në Maqedoni, LAMM bënë t… Dafina Zeqiri mahnit me fizikun e saj në fotografitë e fundit në Instagram Tortë çokollatë me shije të përsosur: Zbukurojeni tavolinën e Vitit të…

Read More