Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kosova fle në thëngjillin që s’do të mundë ta përdorë
Lajme Qendrore

Kosova fle në thëngjillin që s’do të mundë ta përdorë

adminBy adminFebruary 10, 2024Updated:February 10, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kriza energjetike në nivel global dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Ndërkohë që Kosova burimin kryesor për prodhimin e energjisë elektrike e ka thëngjillin.

Në anën tjetër, Kosova për t’u përafruar me Bashkimin Evropian është e detyruar që deri në vitin 2030, mbi 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike ta marrë nga energjia e ripërtishme ose efiçiente.

Njohës të fushës thonë se Kosovë u vonua që t’i arrijë këto objektiva, ndërsa flasin për dëmet milionëshe që shkaktojnë gazrat që lirohen nga prodhimi i energjisë me thëngjill.

Me mbi 10 miliardë tonelata thëngjill, Kosova renditet e pesta në botë, sasi kjo që nuk do të duhej të ishte problem për prodhim të energjisë elektrike në vend, por qytetarët assesi të bëhen rehat me rrymë të mjaftueshme dhe me çmimin e saj. Por, prodhimi i rrymës nga thëngjilli bie ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, i cili po bën përpjekje që Kosova nga viti 2030 të fillojë që prodhojë të paktën 30 për qind të energjisë në mënyra alternative në atë që cilësohet energji e gjelbër.

Në Shalën e Bajgorës, janë turbinat e erës të cilat prodhojnë energjinë e ripërtëritshme nga era. Energjia e prodhuar këtu shkarkohet në qytetin e Vushtrrisë dhe prodhimi i këtyre turbinave arrin të furnizojë me energji një hapësirë prej 17 km, kostoja totale e këtij projekti është mbi 150 milionë euro.

Kosova aktualisht ka dy parqe të energjisë me erë, ndërsa mbi 90 për qind e energjisë prodhohet nga thëngjilli dhe mineralet e tjera nëntokësore, ndërkohë që Qeveria për herë të parë ka hapur një ofertë për prodhimin e 100 megavateve rrymë përmes sistemit solar.

Ndërkohë, ndërmarrësi, Xhevat Muqa, i cili merret me energjinë solare thotë se Kosova është vonuar dhe se nuk do të arrijë t’i plotësojë kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Fatkeqësisht Kosova ka krijuar barriera dhe është vonuar për t’i plotësuar kushtet e BE-së, nuk do të arrijë t’i plotësojë këto kushte, ndërsa sa i përket potencialit Kosova ka potencial më të madh se Gjermania, pasi që Gjermania është numër një në botë sa i përket kësaj energjie ndërsa Kosova ka 40% më shumë rrezatim diellor pra ka klimë më të favorshme, por ne duhet të punojmë të mos ndalemi”, tha Muqa

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku vë në pah pasojat nga përdorimi i thëngjillit dhe mineraleve të tjera nëntokësore për prodhim të energjisë.

“Kosova nuk do të arrijë që t’i plotësojë detyrimet e Bashkimit Evropian, në anën tjetër prodhimi në termocentralet tona shkakton dëme të pariparueshme si në lumenj, ajër, shëndet dhe se këto dëme vlerësohen të jeni mbi 600 milionë euro në vit vetëm nga prodhimi i kësaj energjie dhe se Kosova ka shumë punë për të bërë”, tha ai.

Sipas studimeve, shtetet skandinave vlerësohet të jenë prodhuesit më të mëdhenj të energjisë së ripërtëritshme, ndërsa vendi ynë ka një potencial tejet të madh për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme si të erës po ashtu edhe asaj solare. /21media

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

July 6, 2026

Kombajnat në ara, fermerët presin një nga sezonet më të mira të grurit në Kosovë

July 4, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.