Kundërvajtjet në komunikacion dhe gjobitjet në trafikun rrugor tashmë janë bërë përditshmeri në Kosovë edhe përkundër ndëshkimeve që të parandalohen.
Kështu që vetëm nga raporti i fundit i Policisë së Kosovës prej 24 orësh, vijnë të dhëna se janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa gjobitëse në trafik, apo thënë saktë 2 mijë e 127 syresh.
Andaj, del sikur të jetë shqetësuese kjo shifer, kur edhe nga i njejti raport mesohet se kanë ndodhur jo më pak se 48 aksidente trafiku, ku prej tyre 19 me lëndime dhe 29 me dëme materiale, por që për fat të mirë ,nuk ka pasur edhe aksidente me fatalitet.
Krejt në fund, mendja e njeriut do të shtronte pyetjet: Si kemi ardhur deri këtu, dhe qysh mund të përmirësohet situata aktuale në të cilën ndodhet ky segmet i shoqërisë tonë ? /GJILANI INFO/