- Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
- Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
- Po kthehem
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
Author: admin
Futbollisti Valmir Matoshi ka treguar formë të lartë në javën e 24 të Kampionatit të Zvicrës. Matoshi është shënues i dyfishtë në fitoren e thellë të Thunit me rezultat 5:1 ndaj Lausannes. Matoshi ka shënuar në minutën e 20-të e 21-të. Golat tjerë i realizuan Reichmuth (72′), Rastoder (85′) e Bertone (90+4′ – nga penalltia). Për Lausanenn realizoi Janneh (45+1′) Kastriot Imeri e Valmir Matoshi u paraqitën titullarë. Matoshi u zëvendësua në minutën e 61-të e Imeri në 62-tën. Alban Ajhdini u aktivizua në minutën e 72 minuta për Lausannen. Thun kryeson me 55 pikë e Lausanne është në…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, të cilët po qëndrojnë në Viti në kuadër të manifestimit letrar. Gjatë këtij takimi, Sadije Aliti nga kjo shoqatë falenderoi kryetarin Haliti për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Me këtë rast, ajo i ndau kryetarit Haliti një mirënjohje për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”, Viti, në krye me Fadil Abazin. Nga ana e tij, kryetari Haliti ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës…
Nga: Albina Hyseni Në çdo shoqëri, shkolla ka qenë hapësira ku ndërtohet raporti mes autoritetit dhe respektit. Aty formohet jo vetëm dija, por edhe ndjenja e kufirit, përgjegjësisë dhe bashkëjetesës. Kur ky raport fillon të lëkundet, tensioni nuk mbetet i izoluar brenda mureve të klasës, por reflekton një realitet më të gjerë shoqëror. Figura e mësuesit, që dikur mbështetej në peshën e dijes dhe në respektin moral të komunitetit, sot përballet me një realitet tjetër. Informacioni nuk është më privilegj i klasës. Nxënësi ka qasje të pakufizuar në dije dhe shpesh e sheh autoritetin si diçka që duhet sfiduar. Transformimi…
Shkruan: Nehat Hyseni Historia e dhimbshme e shqiptarëve në përgjithësi, në të gjitha trojet ku ata jetojnë sot të ndarë në pesë-gjashtë shtete, dhe në veçanti ajo e Kosovës Lindore, përkatësisht e Luginës së Preshevës – Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, si dhe në Vranjë dhe viset e tjera në Serbi – nuk është thjesht histori hapësirash gjeografike. Ajo është histori tragjedish të përsëritura, dhimbjesh kolektive dhe ndërprerjesh të dhunshme të vazhdimësisë etnike shqiptare. Këto hapësira kanë qenë terrene përplasjesh të politikave të mëdha shtetërore, identiteteve, feve, kolonizimit dhe rezistencës. Historia e tyre nuk është e rastësishme – ajo është e…
Një i burgosur me origjinë shqiptare, që po vuante dënimin në burgun e Domokos në Greqi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një të burgosuri tjetër me origjinë pakistaneze në Qendrën e Paraburgimit të Burgut të Hanias. Incidenti ndodhi më 20 korrik 2019, kur një grup të burgosurish ku bënte pjesë dhe shqiptari, u përleshën me një grup pakistanezësh, duke rezultuar në plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve u plagos rëndë pasi u godit me thikë të improvizuar. Pakistanezi sipas pamjeve filmike është goditur nga shqiptari. I burgosuri, me origjinë pakistaneze, pas plagosjes u…
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Zyra e Kryeministrit tha se krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.
Në vazhdën e zgjerimit të bashkëpunimeve institucionale, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Organizata “Varg e Vi”, duke forcuar ndërlidhjen me shoqërinë civile. Kjo marrëveshje parashikon realizimin e projekteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve sociale, trajnimeve dhe debateve, si dhe përfshirjen aktive të studentëve në iniciativa me karakter shoqëror. Dekani i Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, vlerësoi se këto bashkëpunime kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fakultetit dhe rrisin mundësitë për angazhim praktik të studentëve. Ai theksoi se partneritetet me organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjen mes akademisë dhe komunitetit,…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar 2 persona si dhe ka ngriturë 8 aktakuza kundër 8 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 12 shkurt 2026, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 dhe tjetri i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.…
Brenda një jave mbi 1 mijë e 770 gjobitje për kundërvajtje në trafikun rrugor të Rajonit Gjilanit
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.02.2026 – 12.02.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë (1778) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, – Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëdhjetë e dy (72) ngasës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njofton se…
Është arrestuar personi i dyshuar për dhunë familjare në Novobërdë, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje verbale, dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj një femre. Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë të cilën e mbante me leje përkatëse. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

