Drejtoresha për Zhvillim, Ekonomi dhe Diasporë nga Komuna e Kamenicës, ka raportuar në Polici për një vjedhje të rëndë në fshatin Ruboc të Komunës së Kamenicës.
Ajo ka njoftuar Policinë se persona të panjohur te liqeni, kanë vjedhur një sajle (litar me fije çeliku) me gjatësi rreth 300 metra dhe kanë dëmtuar disa pajisje.
Rasti në procedurë hetimore./GJILANI INFO/