- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Shkruan: Ismet Rashiti Sa herë e takoja në qytet disi më bëhej shumë i pjekur, i pashëm, i ditur. Kishte flokë të zeza me kaçurela, trup të shëndoshë e mendjendritur. Si duket nëna e kishte uruar me kohë t’i kishte të gjitha të mirat e botës. Si student kishte filluar të punonte gazetar. Shkruante poezi e tregime. Kishte para e vishej mirë. Me gjithatë nuk ishte i kënaqur, kur shihte kudo njerëz të papunë, të varfur. Shumë syresh merrnin botën në sy për një kafshatë buke, një pjesë e madhe shkonin për t’u mos u kthyer kurrë në vendin…
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot pasdite luan miqësoren e parë të këtij vitit kundër Armenisë, ndeshje e cila vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës. Dardanët kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në tokën armene para duelit me Armeninë. Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët. Përzgjedhësi i Dardanëve, Franco Foda në konferencën për medie, një ditë para ndeshjes, është shprehur optimist se të besuarit e tij, do të kenë paraqitje të mirë në duel me armenët. Foda u shpreh tejet i kënaqur me stërvitjet e…
Me qëlllim të parandalimit të keqpërdorimit të ujit dhe hedhjes së mbeturinave Drejtorati i Inspekcionit i Komunës së Gjilanit, ka lëshuar dy njoftime. Sipas njoftimeve, të gjithë ata qê nuk respektojnë këto vendime do të gjobiten. Entela Hyseni, drejtoresh e Inspekcionit, tha se njoftimi i parë ka të bëjë me ndalimin e lëshimit të ujit nga krojet nëpër oborre dhe rrugë. Dhe njoftimi i dytê ka të bëjë ndalimin e hedhjes së mbeturinave në hapësirat e pêrbashkëta, korridore, shkallë, ashensorë e të ngjashme. “Personat fizik e juridik që nuk i respektojnë këto dy vendime, do tê sanksionohen në harmoni…
Anëtarët e këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), kanë mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Ai ka falënderuar anëtarët për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2023, duke potencuar që është shumë e rëndësishme që të vazhdojnë bashkëpunimin në interesin publik. Ai tha se gjendja e qetë dhe stabile në Viti, është falë bashkëpunimit të gjithë mekanizmave. I pari i Vitisë tha se qeverisja lokale po bënë çmos në krijimin e parakushteve për siguri dhe parandalim e dukurive negative. Ndërsa, duke folur për gjendjen…
Kurse janë paraburgosur 8 të tjerë si dhe në vuajtje të dënimeve janë vënë 2 persona, njofton Policia Edhe arrestimet e paraburgosjet e perosonave që bien ndesh me ligjin duke krye veprime të kundërligjshme, janë akte të përditshme që po kryhen nga Policia e Kosovës. Ndërkaq nga raporti i fundit prej 24 orësh, merret vesh se janë arrestuar 16 persona e paraburgosur 8 të tjerë si dhe në vuajtje të dënimeve janë vënë 2 persona./GJILANI INFO/
Prokuroria e Gjilanit ka ngritur tetë aktakuza për vjedhje të rëndë, vjedhje të shërbimeve dhe tregti të ndaluar
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”. Aktakuzat: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikeve substancave psikotrope ose analoge”, Dy ( 2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën…
Ndërkaq, njoftohet se për të njejtën kohë janë shqiptuar 2 mijë e 221 tiketa gjobitëse Edhe rapori i fundit i Policisë së Kosovës prej 24 orësh sjell shifra shqetësuese për rastet e aksidenteve në trafik dhe gjobitjeve, gjithashtu. Sipas këtij raporti ,bëhet e ditur se gjatë periudhës në fjalë janë shënuar 15 aksidente me lëndime trupore, kurse 43 aksidente me dëme meteriale, Ndërkaq, njoftohet se për të njejtën kohë janë shqiptuar 2 mijë e 221 tiketa gjobitëse./GJILANI INFO/
Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan 1.3 miliardë euro përkatësisht 1 miliard e 343.4 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve apo 753 milionë euro në Kosovë erdhën nëpërmjet agjencive për transferimin e mjeteve që në dërgesën e përgjithshme bëjnë pjesë me mbi 56.1 për qind, nëpërmjet kanaleve tjera të dërgimit, në Kosovë erdhën 368.2 milionë euro me një pjesëmarrje rreth 27.4 për qind dhe në një masë më të vogël vetëm rreth 222.1 milionë euro janë dërguar përmes bankave me një pjesëmarrje prej 16.5 për qind. Sipas të dhënave të…
Një tjetër deputet i Bundestagut gjerman po e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Politikani gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatoviq, thotë se qeveria e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, ka bërë një hap të rëndësishëm për t’u anëtarësuar në Këshill, megjithëse siç thotë ai asgjë akoma nuk është garantuar. Ai thotë se Kosova do ta ketë mbështetjen edhe të qeverisë gjermane në këtë proces. “Këshilli i Evropës është një institucion shumë i rëndësishëm dhe do të ishte shumë mirë nëse Kosova do të anëtarësohej. Këshilli i Evropës…
OVK-ja dhe AUV-ja diskutojnë shqetësimet e fermerëve dhe veterinerëve për subvencione: MBPZhR premton zgjatjen e afatit të aplikimit
Oda e Veterinerëve e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në një takim të përbashkët kanë diskutuar kërkesat dhe shqetësimet e subjekteve veterinere nëpër komuna të Kosovës. Kryetari i OVK-së, Dr. Arsim Ademi, kryetar i shoqëruar nga nënkryetari, Dr. Hasan Limani, tha se kërkesat dhe shqetësimet janë shfaqur pas thirrjes së MBPZhR-së për aplikim për programin për Pagesa Direkte/Subvencione për vitin 2024, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MBPZhR) – Nr. 11/2024. “Problemi kryesor është që në disa komuna subjektet veterinere ende nuk kanë kontrata me AUV-në, për kryerjen e shërbimeve veterinere, sidomos ato që lidhen me aplikimin e fermerëve për pagesa…

