Konfiskohen përkohësisht automjetet e vozitësve të cilët drejtonin mjetet e tyre edhe pse e kishin të konfiskuar patentë shoferin, apo në rastet kur mjeteve u kishte skaduar afati i regjistrimit. Pasojnë edhe gjobat.
Të njëjtëve sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj.
Gjersa dy mjete tjera janë hasur duke qarkulluar në rrugë me afat të skaduar të regjistrimit. Ndaj vozitësve është shqiptuar gjoba përkatëse sipas ligjit dhe përkohësisht janë konfiskuar mjetet e tyre.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.
Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimin e policisë./GJILANI INFO/