- Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
- Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
- Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
- Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
- Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
- Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
- Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Author: admin
Bullgaria rrit praninë e saj në Kosovë – dërgon kontingjent prej 100 trupash në misionin e NATO-s
Bullgaria pritet të forcojë praninë e trupave të saja në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Ajo po përgatitet të dërgojë një kontingjent prej 100 ushtrave për t’u bashkuar me forcën e NATO-s në Kosovë. Kështu ka raportuar Radio Bullgaria, duke shtuar se dislokimi shënon një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e NATO-s për ruajtën e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Sot në Yambol do të mbahet ceremonia e dërgimit të një kontingjenti ushtarak prej rreth 100 ushtarësh, të cilët do të kryejnë detyra për Forcën Stabilizuese të NATO-s në Kosovë (KFOR). Ceremonia do të zhvillohet në orën 10:30 në sheshin…
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, është mbajtur Akademi Përkujtimore për të përkujtuar 4 vjetorin e vdekjes së dëshmorit Shefik Beqiri, i njohur si Komandant Dardani. Në këtë akademi morën pjesë: Kryetari i Komunës së Kmenicës Kadri Rahimaj, Zëvendësministri i Mbrojtjes z.Shemsi Syla, ish-Komandantët Ahmet Isufi e Adem Shehu, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së Milaim Limoni, familjarë, bashkëluftetarë e miq të Komandantit, njofton Komuna e Kamenicës. Kryetari Rahimaj, në këtë akademi vlerësoi lartë veprën dhe jetën e Komandant Shefik Beqirit. “Kam takuar shumë njerëz, me profesione të ndryshme, por asnjëherë nuk kam takuar një njeri me parime…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti reagon lidhur me stërzgjatjën e punimeve në rrugën Viti-Kllokot-Gjilan, thotë se për këtë po merr edhe shqetësime të vazhdueshme nga vetë qytetarët REAGIMI I KRYETARIT HALITI: Duke parë stërzgjatje e punimeve në projektin infrastrukturor të rrugës Viti-Kllokot-Gjilan dhe të ankesave dhe të shqetësimeve të përditshme të qytetarëve tanë, publikisht shprehi shqetësimin tim për këtë projekt infrastrukturor i cili pos që është duke u stërzgjatur nuk po bëhet edhe në cilësinë e duhur. Ndonëse punimet në këtë projekt infrastrukturor kishin filluar në tetor të vitit 2020 edhe pas gati 4 vite akoma ato…
Në Komitetin Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), është diskutuar për parandalimin e sjelljeve devijante dhe të dhunës në shkolla, sidomos në ato të arsimit të mesëm ( bullizimi, narkotikët… ). Takimin e parë të këtij viti, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Bunjaku Morina, koordinatori, e drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani, ishin edhe zyrtarë nga Policia dhe FSK-ja e të tjerë, është biseduar edhe për planet e evakuimit emergjent në shkolla. Po ashtu është diskutuar edhe për pajisjen, funksionimin dhe afatet e aparateve kundër zjarrit në shkollat e komunës. Temë tjetër e diskutimit…
Prokuroria në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza për vjedhje, ngacmim dhe sulm ndaj personit zyrtar
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”./GJILANI INFO
Edhe raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës sjellë statistikat e përgjithdhme të rasteve që kanë të bëjnë me aksidente dhe shqiptime dënimesh për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik në tërë teritorin e vendit, e që si të tilla janë shqetësuese. Nga raporti në fjalë bëhet e ditur se për rrethin e përmendur kohor janë shënuar jo më pak se 60 aksidente trafiku, prej tyre 23 me lëndime dhe 37 me dëme materiale, por gëzon fakti që nuk kishte ndonjë rast edhe me fatalitet. Nga ana tjetër nga i njejti raport mësohet se janë…
Shpërndahen pako ushqimore për komunitetin kroat në fshatrat Vërnakollë, Vernez dhe Letnicë të komunës së Vitisë
Njësiti Sektorial dhe ai në Komunitet të Stacionit Policor në Viti në bashkëpunim me përfaqësues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti dhe përfaqësues të shoqatës humanitare ‘’Nëna Terezë’’ në Viti kanë shpërndarë disa pako ushqimore për banorët e komunitetit kroat në fshatrat Vërnakollë, Vernez dhe Letnicë të komunës së Vitisë. Me këtë rast Policia e Kosovës në Viti ka bashkëbiseduar me banorët e këtyre fshatrave duke i siguruar se gjithmonë do të jetë pranë tyre. Policia e Kosovë punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj./GJILANI INFO/
Në vlerë prej 121.993.04 euro po vazhdojnë investimet në infrastrukturën në fshatrat e harruara në të kaluarën. Rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfalltohen në fshatin Shillovë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve të këtij fshati, të cilat tha se janë lënë anash në të kaluarën./GJILANI INFO/
Nënkryetari Jakupi ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, General Brigade Federico Bernacca
Nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka pritur në takim Zëvendëskomandantin e KFOR-it, General Brigade Federico Bernacca, së bashku me ekipin që udhëheq lidershipin për komunat e Kamenicës, Ranillugut e Novobërdës. Në këtë takim Nënkryetari Jakupi, ka falënderuar Zëvendëskomandantin Bernacca, për bashkëpunimin e deritanishëm që Komuna e Kamenicës ka pasur me KFOR-in për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, duke besuar se një bashkëpunim i tillë do të zgjerohet edhe në fusha të tjera. Nga ana tjetër edhe Zëvendëskomandanti Bernacca, është shprehur i kënaqur për gatishmërinë e ofruar nga komuna për të bashkëpunuar me KFOR-in për çështjet kanë…
Me moton “Dhëmbë të shëndosh, trup i shëndosh” komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot ditën botërore të shëndetit oral. Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me drejtorinë komunale të arsimit dhe shkollat gjegjëse. Kryetari i Komunës Sokol Haliti në vazhdimësi në bashkëpunim me sektorin e shëndetësisë vite me radhë i japin rëndësi aktiviteteve të tilla në komunitet, pasi që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikojmë në edukim dhe promovim shëndetësorë, obligim ligjor i Kujdesit Parësorë Shëndetësorë. “Dita e shëndetit oral” është shënuar përmes dy aktiviteteve në dy shkolla fillore: SHFMU” Hysen Tërpeza”…

