Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
  • Për mahi e për njëmend
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Urimi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Lajme Lokale

Urimi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu me rastin e Festës së Fitër Bajramit

adminBy adminApril 9, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Urimi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit, Naim Aliu me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nesër, më 10 prill 2024 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve  kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj Krijuesit Fuqiplotë.

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit të gjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën  edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, solidariteti dhe përkujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit, kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë  jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë !    vëllezër e motra !

Kurani mbështet konceptet e moralit,dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës , tolerancës dhe paqes, besimtari i pajisur me këto virtyte përhap  dashuri, respekt, harmoni e kënaqësit për të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.

Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane,në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.

Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithëherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.

Në fund më lejoni që edhe një herë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.

Me fat ju qoftë festa Fitër- Bajrami!

Këshilli i Bashkësisë Islame – Gjilani

Kryetari: Naim  Aliu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kosovë Lindore

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

By adminOctober 26, 2026

Shkruan: Arbër Musliu Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë vetëm në përpjekjet e…

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026

Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë

October 25, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite

October 25, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.