Në Shkollën e Muzikës të Gjilanit është pranuar një donacion shumë domethënës nga Familja Godanci, babait të Erin Godancit, zoteri Adem dhe shokët e tij, Petrit Reçica, Dardan Ibrahimi, dhe Don Rozhaja.
Drejtori i kësaj shkolle, Kushtrim Jakupi ka thënë seaktiviteti u inicua dhe realizua në kujtim të shokut të tyre, muzicientit, Erin Godanci,
Në emër të nxënësve, ka falënderuar përzemërsisht, Drejtori i shkollës, Kushtrim Jakup, familjen dhe shoqërinë e Erini me një Mirënjohje duke siguruar se këto instrumente do të kontribuojnë edhe më shumë në ofrimin e mundësive për nxënësit e talentuar të cilët kanë nevojë për instrumente.
Babai i Erinit uroi shkollën, nxënësit dhe stafin për sukseset duke shpresuar se kjo dhuratë do të jetë një ndihmë e duhur për nxënësit e kësaj shkolle./GJILANI INFO/