Komuna e Kamenicës në bashkëpunimin e saj me USAID për Kontratën Sociale, po realizon dy projekte të cilat janë propozuar, votuar e shtyer para nga vetë qytetarët.
Në mënyrë që koncepti i Kontratës Sociale të jetë i kuptueshëm për të gjithë, në hapësirat e Komunës së Kamenicës po promovohet me materiale të ndryshme informuese siç janë banerët dhe fletushkat informative. /GJILANI INFO/