Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Poezia dhe gruaja, që s’të lënë …
Kulturë

Poezia dhe gruaja, që s’të lënë …

adminBy adminJuly 5, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Visar Zhiti

Jam goxha i sigurt se
kur për herë të parë
është takuar me njeriun
trëndafilit i kanë dalë
gjembat.

Shkruan poeti Xhevdet Bajraj dhe sa herë e lexoj këtë poezi befasuese, fërgëlloj së brendshmi. Shoh trëndafilin – metaforë e diçkaje qenësore të vetvetes, gjemba që nuk sulmojnë, por janë nën petalet e ndjenjave, duan të mbrojnë …
E gjithë poezia e Xhevdet Bajrajt kështu është, e tillë, një trëndafil që na zgjatet vazhdimisht, del nga librat e tij, por kaq bukur e shpërndan dhe gruaja e tij, Vjollca Bajraj …

Kam shkruar: Vërtet poeti Xhevdet Bajraj mbetet një luftëtar shpirtëror i fuqishëm, këtë mund të them që në fillim, që s’e duroi dot luftën ku tmerrshëm vriten njerëz dhe ëndrra dhe poezia e jetës … dhe iku nga Kosova e tij, larg, sa më larg, në Meksikë, me gruan dhe fëmijët, të shpëtonte jetën sa më shumë … duke mbartur gjuhën amë dhe frymë-Zi-min … ashtu si dhimbjet mbi shpinë dhe kujtimet që rëndojnë, rëndojnë … E pritën si poet në Meksiko-Siti dhe tani ai ka studentët e tij që e duan atje, lexuesit e shumtë të cilëve ua dha poezinë dhe në gjuhën spanjolle … miqtë … imazhet … hardhinë në prag … gotat me verë … sombrerot … macet … bibliotekat … kujtesa e tij është plot me Kosovë …  Poezitë i lexohen dhe në rrugë, i janë kushtuar dhe koncerte të mëdha, konferenca, takime … po përkujtohet dhe në Kosovë, në vendlindje, atje veç datëlindjen i dinë, se ai është përherë poet i tyre…

Shoh si e ka gdhendur fjalën, ashtu si drurin, pak ashpër, por natyrshëm dhe sa dhemb, sa dhemb … si mishi i jetës … dhe sa dinjitoz është ai në dhembjen e tij … ndërkaq fjalë-urtë si malësorët, i madhërishëm së brendshmi … i kultivuar dhe me poezinë e madhe latine, evropiane ashtu si me eposin e popullit të tij dhe befas ashtu na u përshfaq: aq sa poet tradicional, po aq dhe modern, krejt i veçantë, i ëmbël do të thosha deri në hidhësi dhe i hidhur deri në ëmbëlsi, gdhendës i duruar dhe parak, e them sërish, gjithsesi antologjik.

E shfletoj me ëndje, larg dhe unë. Librat na i dha zonja e tij, doktoreshë Vjollca Bajraj, muza e tij, tani e përkushtuar pas poezisë së Xhevdetit, me mision përhapjen e tyre … si trëndafila gjaku …

Fjalë të tilla po i thoshim Vjollcës, teksa ajo na shkruante përkushtimin në librat e të shoqit – hija e saj është vetë vazhdim i asaj poezie. Ishim bashkë Eda ime dhe unë dhe miqtë tanë, Taip Bes Hiri dhe Xhabir Alili, kishim ardhur ta takonim në nderim të poezisë se Xhevdet Bajrajt. Shëtitëm rrugëve të Çikagos duke folur me adhurim për atë …

Duhej të ishte mes nesh … U bënë dy vjet sot që ka ikur … Mungesën e mbush po vetë – kam shkruar – me prani hyjnore, me atë poetiken …

Ndërkaq rrugëve u ndezën dritat si trëndafila të tij, petale gjaku vezullonin …

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.