Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
  • Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981
  • “Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij
  • Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kamenicës edhe me grupet e interesit
  • Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Ismail Kadare, maja më e lartë e relievit tonë letrar
Opinione

Ismail Kadare, maja më e lartë e relievit tonë letrar

adminBy adminJuly 5, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: SULEJMAN MEHAZI 

Kur errësira komuniste kishte  rrafshuar kodrat dhe luginat e Shqipërisë, Ismail Kadare ishte maja më e fuqishme artistike që ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit. Kontribut të veçantë gjatë tërë jetës artistike ka dhënë  për çështjen e Kosovës.

Vlen të pērmendim librin ”Ra ky mort e u pamë”, që është një abetare për historinë tonë kombëtare. Ismail Kadare është befasia më e këndshme për kulturën dhe letērsinë tonë  kombëtare, është maja më e lartë e relievit tonë letrar, është ajo majë të cilēn për së pari herë e kapin rrezet e diellit mëngjesor dhe për së mbrēmi herë e braktisin rrezet e diellit në perëndim. Atëherë kur errësira komuniste i rrafshoi kodrat dhe luginat, kjo majë ngrihej lart e më lartë njësoj si Piramida e Keopsit. Si poet ai është i njohur me shpirtin e popullit të vet, andaj gjithnjë ka gjurmuar pas pikave përkuese mes mitit dhe legjendës. E ka njohur folklorin e popullit të vet, ka shkruar nën ndikimin e traditës shqiptare e veçanërisht është i ndikuar nga Rilindasit tanë, andaj vargu i tij është i ashpër si vargu i Fan Nolit dhe Migjenit, por është edhe i butë si vargu i Naimit dhe De Radës. Vargu i Ismail Kadaresë ēshtë i ngjeshur, i dendur në krahasim me të befasishmen.

Mjafton ta kujtojmë tokën shqiptare të cilën në të katër anēt e kafshojnë qentë. Mjafton ta kujtojmë pranverën e Shqipërisë, kur pas shirave të prillit duket e shpērlarë dhe i përgjet vajzës së pastër pas takimit të parë. Mjafton ta kujtojmë vjeshtën e cila është si ajo luaneshë e cila i shkund kriket. Të gjitha këto krahasime dhe figura tjera, poezinë e Ismail Kadaresë e bëjnë më të afërt dhe më të ngrohtë me lexuesin.

Le të na kujtohet ikja e Mojsi Golemit, troku i kalit të tij nēpër errësirë, zjarret e ushtarëve të Skenderbeut nëpër male, era dhe pelerina e këtij tradhtari të penduar. Në ikje të sipēr drejt lindjes hynë shkrimtari ndërmjet dhe ia bën me dije se kurrkush nuk të vjen pas, kurrkush nuk të ndjek, pos ndërgjegjes sate. Tradhtia kjo plagë e kahershme është prezente edhe sot. Le ta kujtojmë poemin të Kadaresë

“Laokonti” nxjerrur nga legjenda greke nga lufta mes grekëve dhe trojanëve. Laokonti, ky famulltar i regjur, po dhe atdhetar i kalitur, e kundërshton hyrjen e Kalit të Trojēs në qytet. Prandaj perëndesha Athina, e cila e mban anën e grekëve, e dënon atë, i dērgon gjarpërinjtë e tmershëm dhe Laokonti bashkë me dy djemtë dënohet rëndë. Laokonti na kujton dramat e Shekspirit ku vrasjet dhe helmimet përgatiten nëpër zyrat e kancellarive, ato kryhen pas
mesnate, kurse viktimat qahen e vajtohen në pikë të ditēs.

Vrasja e Laokontit është krim politik, i cili ndodh edhe në ditët tona, dhe atë pas shpine. Këtu Ismai Kadare ia tërheq vërejtjen edhe kohës së vet, mandaj edhe të ditëve tona.
Përbindëshat janë prezent edhe sot e kësaj dite duke gēlltitur qytete, trotuare, godina dhe kasolla, andaj të keqes t’ia presim hovin sa më larg, para se të mbërrijë ajo në oborret tona, sepse e kot do të jetë çdo përpjekje e mēvonshme sepse atëherë nuk do të ndihmojnë as dyert e dritaret e mbyllura.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026

Mësimdhënësit e sistemit paralel – nga sakrifica historike në neglizhencë institucionale

July 4, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

By adminJuly 7, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi,…

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit

July 6, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.