Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 12 shkurt 2026, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 dhe tjetri i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës. Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.02.2026 – 12.02.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë (1778) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, – Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar, – Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëdhjetë e dy (72) ngasës. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njofton se…

Read More

Është arrestuar personi i dyshuar për dhunë familjare në Novobërdë, pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje verbale, dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj një femre. Në shtëpinë e të dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë të cilën e mbante me leje përkatëse. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Sot parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit, me shpejtësi prej 15-35 km/h. Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 12°C

Read More

Është arrestuar një person i dyshuar në Kllokot, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht katër persona, në mesin e tyre dy zyrtarë policorë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor Rasti është cilësuar si sulm fizik ndaj personit zyrtar dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë. I njejti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/

Read More

Shkolla e Mesme Ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit publik “Kadri Zeka”, duke hapur mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional të nxënësve. Ky partneritet synon ndërtimin e një komunikimi të qëndrueshëm institucional, përmes të cilit nxënësit do të përfitojnë nga trajnime, aktivitete praktike, diskutime profesionale dhe projekte të përbashkëta. Marrëveshja gjithashtu parasheh promovimin e programeve studimore të Fakultetit dhe mbështetjen e nxënësve në procesin e tranzicionit drejt studimeve universitare. Gjatë takimit zyrtar, Dekani Prof. Asoc. Dr. Selim Daku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimeve me shkollat profesionale, duke theksuar se…

Read More

Të hënën që vjen, më 16 shkurt 2026, në Hotel „Astoria“ me fillim në ora 18 do të promovohet libri “Derbi Drita – Gjilani (1995 – 2025) i autorit Enver Sadiku. Në këtë monografi janë të përfshira të gjitha kryendeshjet në mes të dy ekipeve gjilanase nga derbi i parë më 1995 e deri te më i fundit i luajtur në dhjetor 2025./Gjilani INFO/

Read More

Albinë IDRIZI (Pak për poezinë e Sherafedin Kadriut që vjen nën titullin KUR VDESIN NGJYRAT, edituar nga sh.b “Beqir Musliu”, 2025) Para pak ditësh më ra në dorë përmbledhja me poezi KUR VDESIN NGJYRAT e autorit gjilanas Sherafedin Kadriu. Një titull ky tronditës që në lexim të parë për të marrë trandjen e plotë nga vetë shpjegimi i autorit për dhembjen e pashmangshme që i solli sëmundja, në faqen e parë si kallzim jashtëletrar (siç e quan ai), sikur t’u kërkonte ndjesë lexuesve për trishtimin ndërhyrës të padashur (e ndjejmë), por të domosdoshëm për një libër me përmbajtje të tillë…

Read More

Po vazhdojnë punimet për rinovimin e plotë të palestrës së sportit “Bashkim Selishta”. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ky është një investim me vlerë 2.7 milionë euro, që po realizohet si bashkëfinancim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit. “Ky projekt do të krijojë kushte moderne dhe funksionale për të rejat dhe të rinjtë e komunës tonë, duke u ofruar hapësira të përshtatshme për aktivitet sportiv, gara dhe zhvillimin e potencialit të tyre”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se investimet në sport mbeten ndër prioritetet tona kryesore edhe në…

Read More