Author: admin

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë të martën raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amendamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte. Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes. Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për…

Read More

Një person I moshës 27 vjeçare është gjetur pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës “Tranzit” të Gjilanit, lajm ky të cilin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani. Sipas tij, ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në bazë të ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë konstatuar se personi i pajetë, pa shenja dhune në trup është shtetas i Kosovës, i lindur më 1995 me banim në Gjilan. “Një person është gjetur  pa shenja jete në një shtëpi pranë rrugës ‘Tranzit’, në Gjilan. Kurse, ekipet e hetuesve dhe forenzikës rajonale në…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. H. I pandehuri ndonëse ishte ftuar përmes ftesës zyrtare nga gjykata disa herë, nuk është përgjigjur ftesës, me këtë rast gjykata më datë 01.04.2022, ka lëshuar urdhër-arrest për Stacionin Policor në Gjilan dhe më datë 10.06.2022, zyrtarët policorë kanë arritur të arrestojnë të akuzuarin për vjedhje grabitqare. Gjykata ka vlerësuar se në rastin konkret është plotësuar kushti ligjor për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që nga shkresat e lëndës rezulton se i pandehuri…

Read More

Sot, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati bashkë me drejtorin e Drejtorisë komunale të Arsimit Afrim Dervishi dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Burbuqe Leka, kanë pritur në takim një delegacion investitorësh dhe biznesmenësh shqiptarë nga Bafra e Samsuni i Turqisë. Ata pas një kohe të gjatë, kanë filluar vizitat në vendin e tyre të origjinës. Njëra nga komunat që ata kanë vizituar ka qenë edhe Komuna e Kamenicës. Drejtori Dervishi ka falënderuar z.Recep Gündüz për mundësimin e kësaj vizite. Ai shtoi se si komunë janë të kënaqur që është zgjedhur komuna e Kamenicës për vizitë, duke uruar që vizita…

Read More

Me rastin e pensionimit të profesoreshës së gjuhës shqipe, Maxhide Fazliu, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në një ceremoni rasti. I pari i komunës,e ka falënderuar për kontributin shumë vjeçar në arsim, në veçanti në kohët më të vështira të arsimit shqip, konkretisht në vitet e 90-ta. Ai po ashtu tha se kontributi i saj dhe i kolegëve të saj është shumë i çmuar dhe prandaj dëshirojnë që me një mirënjohje të nderojnë dhe falënderojnë ata që kanë kontribuar shumë në arsimin e gjeneratave të shumta ndër vite. Përndryshe sipas të dhënave që janë…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët komunalë, Riad Rashiti, Bajram Isufi e Enver Shabani, ka zhvilluar një takim me një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët i ka njoftuar për mundësitë dhe potencialet që ofron Komuna për investitorët e huaj. Pasi i ka falënderuar për vizitën, kreu i Komunës ka thënë se Gjilani tashmë ka partneritet me disa komuna nga Turqia, duke përmendur edhe vizitën e fundit në Stamboll, ku tha se ka parë shumë shembuj të mirë që mund të implementohen edhe në Gjilan. “Komuna e Gjilanit i mirëpret investitorët e huaj, duke…

Read More

Antopologji e dramës dhe teatrit Nga Prof. Dr. Haqif MULLIQI Dramat me temë historike lindën në periudha e zhvillimit të shteteve, diku në fillim të shekullit të XVI. Është periudha kur bëhet një progres i madh shoqëror dhe politik, një shkëputje e fuqishme nga ndikimet e klerikalizmit në letërsi, sidomos në dramë. Determinantja e kësaj, sidomos në Angli, ku krijon shtratin e saj drama historike, lidhet me shkëputjen nga katolicizmi dhe me liberalizmin që mundësoi luterizmi si lëvizje fetare, po aq kulturore. Kjo lloj drame, domethëniet e saj në zhvillimet kulturore të kohës nuk i ka të pakta as sot. Përkundrazi.…

Read More

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se forcat që udhëheq kanë arritur të fitojnë terren në luftimet në rajonin juglindor të Zaporizhzhia dhe në veri rreth qytetit të dytë të vendit, Kharkiv. “Kemi disa lajme pozitive në rajonin e Zaporizhzhias, ku kemi arritur të ndalim përparimin e pushtuesve”, thotë ai. “Ne po përparojmë gradualisht në rajonin e Kharkiv. Ne po mbajmë pozicionet në Mykolaiv”, shtoi i pari i shtetit ukrainas. Zelensky thotë se trupat ukrainase janë nën sulm të vazhdueshëm në Severodonetsk, për të cilin ai thotë se po zhvillohet në betejën më të vështirë të fushatës deri më tani.…

Read More

Tre shqiptarë të dënuar në burgun e Trevisos në Itali janë arratisur mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit kur ata prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë. Edison Pula, 27 vjeç është tashmë në arrati ndërsa dy të tjerët u kapën menjëherë nga policia italiane. Pula, anëtar i bandës së Niklës, u arrestua në shkurt të këtij viti në qendrën tregtare Emisfero di Silea. Ai ishte pjesë e bandës së grabitjes së shtëpive mes Trevisos dhe Bellunos. /Euronews Albania/

Read More

Tani më Abetarja e përbashkët mbarëkombëtare është përzgjedhur dhe do të jetë në duart e nxënësve të diasporës më 1 shtator 2022, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, njofton albinfo.ch. Shtëpitë botuese që e fituan këtë garë janë ‘Pegi’ dhe ‘Dukagjini’. Abetarja e përbashkët Kosovë – Shqipëri është si rezultat i mbledhjes së dy qeverive, në nëntorin e vitit 2021. Kjo Abetare do të jetë e dyta pas vitit 2012, kur ishte përzgjedhur abetarja e përbashkët Kosovë- Shqipëri. Megjithatë, derisa në Kosovë përdorej një, në Shqipëri ishin lënë disa sosh si opsione, duke bërë të mos…

Read More