Author: admin

Oda e Veterinerëve e Kosovës është pranuar në Shoqatën Botërore të Veterinarisë (World Veterinary Association). Sipas një njoftimi të këtyre të fundit theksohet se, ndihen të lumtur të informojnë OVK-në se, Këshilli i WVA miratoi anëtarësimin themelues të Odës Veterinare të Kosovës. “Urime dhe mirëseardhje në familjen WVA! Mezi presim të bashkëpunojmë ngushtë me ju”, thuhet në njoftimin e tyre. E këtë anëtarësim e ka mirëpritur i pari i OVK-së, Arsim Ademi. “Anëtarësimi i OVK-së në këtë organizatë të rëndësishme, përkon me vizionin e OVK-së për promovimin dhe zhvillimin e mjekësisë veterinare në vend. Andaj jemi të lumtur që OVK-ja po…

Read More

Një femër ka raportuar se para një viti një person i dyshuar e kishte ngacmuar- sulmuar seksualisht. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vitin 2023. Tutje në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Me 22.07.2024 viktima femër kosovare, ka raportuar se  para një viti, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte ngacmuar-sulmuar seksualisht viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Read More

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2213 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 65 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një në ndalim policor.

Read More

Jo rrallëherë ka pasur raste kur pacientët e klinikave dhe spitaleve publike në vend kanë ikur nga repartet kur kanë qenë duke u trajtuar. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Spitalin e Gjilanit, ku një 35-vjeçar ka arritur të largohet nga reparti i Psikiatrisë në këtë spital, raporton Sinjali. Pacienti që u largua nga spitali që nga 15 korriku, u gjet gjatë ditës së padjeshme. Sinjali mëson se vendndodhja e 35-vjeçarit u lokalizua pasi Policia mori informacionet se i njëjti ndodhej në Gjakovë. Njësitet policore kanë intervenuar dhe pasi fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin…

Read More

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë më të izoluara, mirëpo më të shpërndara lokalisht në shkallë vendi – pra jo të gjitha zonat do të preken nga reshjet, njofton Meteo Kosova, Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri…

Read More

Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.Dehidratimi mund të jetë i lehtë, i moderuar ose i rëndë, bazuar në atë se sa sasi e lëngjeve të trupit tuaj humbet ose nuk zëvendësohet. Rastet e rënda mund t’ju çojnë edhe në spital dhe ndonjëherë mund të dëmtohen edhe veshkat ose probleme me sistemin nervor. Të moshuarit janë gjithashtu në një rrezik më të lartë për dehidartim sepse mund të harrojnë të pinë ujë ose të mos…

Read More

Në reagimi e tij të plotë, thuhet me sa vijon: Që nga data 18 korrik 2024, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka bërë mbylljen e qasjes në sistem të pagesave të zyrtarëve financiarë të komunës së Vitisë për shkak të një fature totale prej 744 mijë eurove, e cila rrjedhë nga obligimet e kontratës kolektive (punëtorët arsimorë, shëndetësorë dhe zjarrfikësit), që për komunën e Vitisë është një shqetësim i madh dhe një shumë e pa përballueshme për buxhetin komunal. Andaj, shprehim shqetësim të thellë dhe kërkojmë gjetjen e zgjidhjes sa më parë nga Ministria e Financave për këtë çështje,…

Read More

Në kuadër të projektit TAKE, Caritasi Zviceran ka bërë një donacion të rëndësishëm për Fakultetin e Edukimit në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, duke pajisur klasën parafillore me pajisje të ndryshme  edukative të cilat lehtësojnë të nxënit  e studentëve dhe e bëjnë atë më afatgjatë. Ky bashkëpunim synon të përmirësojë kushtet dhe cilësinë e edukimit për fëmijët e vegjël, duke u ofruar studentëve të programit parafillor një mjedis më të mirë për zhvillimin e tyre profesional dhe përgatitjen për karrierën e tyre si edukatorë. Projekti TAKE është një iniciativë e mbështetur nga Qeveria e Principatës së Lihtenshtajnit dhe…

Read More

Platoja e amfiteatrit të qytetit, dje është mbushur me lojtarë e tifozë të lojës së badmintonit. Një lojë e jashtëzakonshme me lojtarë tejet konkurues tërhoqi një numër të madh të pjesëmarrësve duke i shtuar emocione dhe entuziazëm këtij aktiviteti. Një energji e papërshkruar mbizotroi gjatë gjithë lojës ku në fund, fituesit u shoqëruan me duartrokitje dhe u shpërblyen me mirënjohje. Të parët e kësaj loje u shpallën Vajzat fituese: 1. Suela Keka 2. Dhurata Morina 3. Erona Morina Djemtë fitues: 1. Bardh Guda 2. Ertol Lenjani 3. Dionis Morina Kjo ngjarje u përmbyll me kujtime të bukura duke i…

Read More

Me rastin e pensionimit, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, kanë pritur sot në takim mësimdhënësin vitias Sami Selmani, i cili ka kontribuar gati 40 vite në fushën e arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti e ka çmuar lart kontributin e tij në arsim ndër vite në edukimin e gjeneratave të reja. Kryetari Haliti tha se pos kontributit të tij në arsim ai ishte edhe një veprimtarë i dalluar për shtet formim dhe shtet ndërtim. Prandaj kryetari Haliti, në shenjë falënderimi për punën, vullnetin dhe përkushtimin e tij në arsim, e ka…

Read More